Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Bie" kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës, nga sot qytetarët e dy vendeve do të lëvizin pa ndalesa

Shkruar nga Newsbomb
"Bie" kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës, nga sot
Fotoarkiv/ Pika kufitare e Morines

Duke filluar nga dita e sotme qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë do të lëvizin pa pengesa kufitare. Ka qenë ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili krah homologut të tij kosovar, Xhelal Zveçlës njoftoi se ditën e sotme ka hyrë në fuqi regjimi i lirë i trafikut në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, pjesë e marrëveshjeve të nënshkruara mes dy qeverive.

“Sot fillon zbatimi i regjimit të lirë të trafikut lokal të kufirit në hapësirën prej 30 km nga të dy anët e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës, në pikat e veçanta të kalimit kufitar. Ndërsa në Pikat Kufitare të Morinës dhe Vermicës do të ketë korsi të dedikuara për kalimin e lehtësuar të kufirit”, tha ministri Balla.

"Bie" kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës, nga sot
Dy ministrat Balla dhe Sveçla ne Morine (Foto e bere sot, 12 qershor 2023)

Kjo marrëveshje mes dy qeverive është firmosur më 26 nëntor 2021. Ka qenë ministri i Brendshëm i aso kohe, Bledi Çuçi i cili së bashku me Xhelal Zveçlën firmosën marrëveshjen e përbashkët për krijimin e një etniteti të njëjtë territorialo-administrativ, nga i cili përfitojnë 300 mijë banorë në të dy anët e kufirit.

Ky etnitet është i njëjtë, 30 km në brendësi të Shqipërisë dhe 30 km në brendësi të Kosovës ku shtetasit në të dy anët përfitojnë shërbime të njëjta në Kosovë dhe në Shqipëri, sikur të jenë shtetas përkatësisht të të dy shteteve.

“Janë rreth 300 mijë banorë, që do të përfitojnë drejtpërdrejt nga ky lehtësim. Do të thotë që mund të ndjekë lirisht shkollën që nga fillorja e deri në të mesmen, në varësi të vendndodhjes së institucioneve arsimore në të dy anët e kufirit. Mund të shkojë të punojë në të dy anët e kufirit, pa pasur nevojë për asnjë dokument, për asnjë leje, pra me një qarkullim krejtësisht të lirshëm”, tha aso kohe Çuçi.

Theksojmë se pika kufitare e Morinës do të jetë pikë kontrolli vetëm për shtetasit e vendeve të treta, për shtetasit e Shqipërisë, për shtetasit e Kosovës do të mund të kalojnë në çdo kohë pa ndalesë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese