
Besimtarët e krishterë dhe ortodoksë në mbarë vendin kremtuar festën e pashkëve. Meshat u mbajtën në të gjithë vendin në kishat ortodokse dhe ato katolike.
Në kryeqytet u mbajt mesha në në Katedralen Katolike “Shën Pali” dhe në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, ku besimtarë të shumtë u mblodhën për të kremtuar Pashkët.
Mesha u drejtua nga Krypeshkopi Joan, i cili dha mesazh shprese. Ai u shpreh se bota sot më shumë se kurrë ka nevojë për mesazhin e Pashkës. Kryepeshkopi Joan theksoi në fjalën e tij se sakrifica dhe bekimi, nuk janë të lehta, por janë të domosdoshme.
“Në këtë ditë të shenjtë, të gjithë jemi të ftuar të marrim pjesë në këtë gëzim. Kemi sigurinë se dashuria e Tij është më e fortë se urrejtja dhe se shpresa jonë në Krishtin është më e fortë se dëshpërimi. Ata që shpresojnë te Zoti do të ripërtërijnë forcën e tyre. Nëse do të ndizet drita e ngjalljes, edhe marrëdhëniet mes njerëzve do të ndriçohen. Sakrificat janë të domosdoshme për shërimin tonë shpirtëror. Ndoshta sot më shumë se kurrë, bota jonë ka nevojë për mesazhin e Pashkës. Ngjallja e Krishtit na premton një të ardhme të ndryshme. Ai na ka bërë pjesëtarë të ngjalljes së Tij. Sakrifica, ashtu si bekimi, nuk janë të lehta, por janë të domosdoshme”, tha Kryepeshkopi Joan.
Me meshat e së shtunës në mbrëmje dhe dreka e së dielës (19 dhe 20 prill), besimtarët e krishterë në të gjithë botën kremtojnë festën më të rëndësishme të kalendarit të tyre, Pashkën.
Sondazh