Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Aktualitet

Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojnë sot Pashkët, mbahen mesha në disa qytete të vendit

Shkruar nga Newsbomb
Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojnë sot
Foto ilustruese

Qindra e mijëra besimtarë ortodoksë të Korçës kanë kremtuar festën e pashkëve. Besimtarët u mblodhën në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” për të marrë pjesë në meshën e shenjtë e cila u drejtua nga  At Ilia Kotnani.

Besimtarët mbushën sheshin para Katedrales, ku nën tingujt e kambanave dhe ndezjen e qirinjve me dritën e shpresës ndriçuan qiellin. Korça, tashmë si çdo vit, ka krijuar një traditë të veçantë për festimin e kësaj dite, duke mbledhur kështu mijëra besimtarë jo vetëm korçarë por edhe nga qytetet e tjera të Shqipërisë. 

Gjirokastra gjithashtu ka kremtuar Pashkët, ku besimtarët ortodoksë u mblodhën të Katedralja e “Ngjalljes së Krishtit”, duke uruar njëri-tjetrin "Krishti u Ngjall”. Besimtarët e shumtë morën pjesë në cerëmoni, të cilët ndezën qiririn në shenjë mbarësie për ringjalljen e një epoke të re.

Qindra besimtarë të krishterë në Lezhë kremtuan Pashkët në katedralen e “Shën Nikollit”. Mesha e shenjtë e cila u mbajt në katedralen e “Shën Nikollit” dhe u drejtua nga ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës monsinjor Otavio Vitale, zgjati deri në mesnaten e së shtunës.

Ceremonia e Pashkës në Berat u kremtua në Katedralen “Shën Dhimitri” nga Imzot Asti, i shoqëruar nga At Johan Qako dhe At Petraq Simsia. Qindra besimtarë ortodoksë ndoqën ceremoninë e shenjtë brenda dhe jashrë katadrales. 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese