Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Berisha sërish kërkesë për heqjen e arrestit shtëpiak, shtyhet seanca në GJKKO

Shkruar nga Newsbomb
Berisha sërish kërkesë për heqjen e arrestit shtëpiak,
Ish-kryeministri Sali Berisha në SPAK

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sërish një kërkesë të re në GJKKO për zëvendësim të masës së sigurisë. Sali Berisha kërkohen heqjen e masës “arrest në shtëpi”, por seanca në GJKKO u shty për shkak të mungesës së prokurorit. 

Seanca e radhës për për revokimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ do të mbahet më 8 prill.

Përmes një shkrese, dy prokuroret e SPAK, vunë në dijeni gjykatën se nuk mund të paraqiteshin në seancë për arsye objektive, ndërsa nga ana tjetër avokatët e Berishës, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj u paraqitën në ambientet e GJKKO.

Avokati Genc Gjokutaj pas shtyrjes së seancave hërë pas herë ka akuzuar prokurorët se nuk kanë marrë leje ende nga Rama për tu paraqitur në seancë, pasi qëllimi i kryeminsititt Rama është t’i djegë mandatin Sali Berishës.

Kujtojmë se Berisha, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” prej 30 dhejtorit të 2023 ka bërë disa herë kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë, por ajo është refuzuar.

Po ashtu ai ka kërkuar që të jetë i pranishëm në seancat plenare, si e drejtë e tij për të përfaqësuar interesin e qytetarëve që e kanë zgjedhur, në Kuvend. Pavarësisht pretendimeve të tij, GJKKO ka refuzuar kërkesat.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese