
Mjekët dhe stafi i Spitalit Onkologjik të përfshirë në skandalin që doli në dritë pak ditë më parë, dalin sot para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masat e sigurisë.
Në lidhje me këtë ngjarje ka folur edhe mjekja Alketa Pere, e cila para gazetarëve është shprehur se është e pafajshme dhe se asnjëherë nuk i ka drejtuar pacientët drejt privatit.
E teksa tha se ishte e pafajshme, mjekja kishte dhe një vërejte për gazetarët, ku tha se i kanë publikuar foto jo të bukura.
"Më nxirrni icik bukur, se mi keni shëmtuar ato fotografitë komplet. Kam pacient me kancer në familje dhe e di cdo gjë. Duhet të ndryshojë strukturat e spitalit, paisjet, dhe jam shumë lumtur me prokurorin që prokurorin duhet cdo njeri në qelizë të dijë pacientin deri në fund. Kurrë nuk kam cuar në spitale private. Një minutë moj zonjë se me keni shtrembëruar dhe fotot. Po mi keni nxjerrë shtrembër.
Nuk jam unë ajo dhe nuk ka ndodhur kurrë që unë të coj të sëmurë në spital privat. Në spitalin tonë nuk ka shkelje. Të gjithë personat janë të varur nga ekonomia. Duhet të sqarohet se kush i ka dërguar pacientët në privat. Unë nuk jam shteti. Unë përfaqësoj veten time. Unë kur kam mbledhur dosjen time për të drejtuar atë institucion, dosja ime ka përfunduar në plehra.Kam pacient me kancer në familje dhe e di cdo gjë. Duhet të ndryshojë steruktura e spitalit, paisjet, dhe jam shumë lumtur me prokurorin që prokurorin duhet cdo njeri në qelizë të dijë pacientin deri në fund. Kurrë nuk kam cuar në spitale private. Një minutë moj zonjë se me keni shtrembëruar dhe fotot. Po mi keni nxjerrë shtrembër. Nuk jam unë ajo dhe nuk ka ndodhur kurrë që unë të coj të sëmurë në spital privat. Në spitalin tonë nuk ka shkelje.
Të gjithë personat janë të varur nga ekonomia. Duhet të sqarohet se kush i ka dërguar pacientët në privat. Unë nuk jam shteti. Unë përfaqësoj veten time. Unë kur kam mbledhur dosjen time për të drejtuar atë institucion, dosja ime ka përfunduar në plehra", tha ajo.
Mjekët e Onkologjikut janë përfshirë në një skandal, pasi bënin pazare dhe orientonin drejt privatit pacientë që vuanin nga kanceri.
Edmond Gashi, mjek pranë spitalit Onkologjik në QSUNT, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri(Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i Flori Farma dhe Drilona Kishta janë personat e vënë nën hetim, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin bënin "pazar" me jetën e pacientëve.