Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bënte blerje online me karta krediti të rreme, arrestohet 25 vjeçari francez në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Bënte blerje online me karta krediti të rreme, arrestohet 25
Foto ilustruese

Një 25 vjeçar francez është arrestuar sot nga policia e Tiranës, pasi dyshohet së mashtronte online disa biznese dhe institucione financiare.

Policia bën me dije, se i riu gjatë qëndrimit në kryeqytet, nëpërmjet kartave virtuale ka tentuar që të bëjë blerje dhe të kryejë pagesa të ndryshme në disa institucione financiare që operojnë në vend.

Gjatë kontrollit në banesën e 25 vjeçarit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 automjet, 2 celularë, 1 laptop dhe 420 euro.

Mbi 25 vjeçarin e arrestuar rëndon akuza për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, ndërsa materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin dhe Sektorin e Forcës së Posaçme "Shqiponja", pas një pune të mirëfilltë hetimore, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Virtual shade”.

Gjatë këtij operacioni është ndaluar shtetasi L. G., 25 vjeç, banues në Francë, për veprën penale "Mashtrimi kompjuterik", parashikuar nga neni 143/b i Kodit Penal.  

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë qëndrimit në qytetin e Tiranës, nëpërmjet kartave virtuale, ka tentuar të bëjë blerje dhe të kryejë pagesa të ndryshme, në intitucione të ndryshme financiare që operojnë vendin tonë.  

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 automjet, 2 celularë, 1 lap-top dhe 420 euro.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese