Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bënin shqiptarët "me letra" amerikane dhe angleze, dalin EMRAT e 26 të arrestuarve nga SPAK

Shkruar nga Newsbomb
Bënin shqiptarët "me letra" amerikane dhe angleze, dalin
Nje operacion i RENEA (arkive)

Njëzet e gjashtë shtetas kanë rënë në prangat e Policisë së Shtetit, në kuadër të një operacioni të përbashkët të SPAK me Autoritetet Gjyqësore të Tarragonës në Spanjë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumenteve dhe kalimit të paligjshëm të kufirit.

Pesë shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim, nga të cilët katër ndodhen jashtë vendit dhe një tjetër nuk është mundur të gjendet në Shqipëri. Autoritetet në Spanjë nga ana e tyre kanë prerë 35 urdhër-arreste në kuadër të operacionit të koduar "NOMAD".

Newsbomb.al bën publik emrat e 26 shtetasve të arrestuar në territorin e Shqipërisë:

1. Bashkim Sula,

2. Njazi Ademaj,

3. Fitim Rama,

4. Ylli Brahimaj,.

5. Gridi Elezi

6. Rrezart Domi,.

7. Osman Luca,

8. Artur Mici.

9. Arsen Caka,

10. Adrian Mema,

11. Maksim Domi,

12. Jugert Gashi,

13. Emiljan Marashi,

14. Roland Islamaj,

15. Behar Rexha,

16. Deila Qama,.

17. Arnold Shahu,

18. Ylli Çaushaj,

19. Eriola Spaho,

20. Murat Gjuniku,

21. Bardhyl Imeri,

22. Bajram Xhaja,

23. Fatmir Stankova'

24. Arben Rushiti'

25. Leonardo Lama,

26. Xhelil Alla.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar sendet që kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale apo sende që  përbëjnë produkt të veprës penale, shumat e parave 25 mijë euro, 20 mijë paund, sende me vlerë, një ambient i përshtatur për falsifikim të dokumentave, kompjutera e printera që shërbenin për shitje dhe transferta monedha virtuale – BITCOIN, sasi lëndësh narkotike e dokumenta të tjera me rëndësi për hetimin.

Nga veprimet operative, gjurmuese dhe hetimore rezulton se, subjektet kryesorë kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm të falsifikimit të dokumenteve të udhëtimit, kryesisht dokumenteve të BE-së, ku përfshihen pasaporta, karta identiteti, leje drejtimi automjeti, karta shëndeti dhe karta banke.

Këto dokumente të falsifikuara, përdoreshin në një shkallë të gjerë, për dhënien ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve, për të lehtësuar udhëtimin e migrantëve të parregullt shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës, por jo vetëm.

Këto udhëtime kryesisht realizoheshin drejt aeroporteve spanjolle, veçanërisht atyre në Majorka, Madrid, Barcelona dhe Alikante.

Nga hetimi me metoda speciale rezultoi se, shtetasit shqiptarë largoheshin nga Shqipëria me pasaportat e tyre origjinale shqiptare për në vendet e BE-së, brenda zonës “Schengen”. Dokumentet e falsifikuara u dërgoheshin më pas me postë në hotelet ku qëndronin në Spanjë ose në adresa rezidenciale.

Nga 31 shtetas me masë sigurimi personal “arrest në burg” është bërë e mundur kapja dhe ekzekutimi i vendimit të gjykatës për 26 shtetas dhe për 4 shtetasit e tjerë u bë shpallja në kërkim, pasi rezulton se ndodhen jashtë shtetit, ndërsa 1 shtetas ndodhet brenda territorit shqiptar për te cilat strukturat operacionale janë angazhuar për kapjen e tij. Në mes të personave të arrestuar është edhe një punonjës policie i nivelit zbatues.

Veprimet operacionale nga Policia e Shtetit u koordinuan me profesionalizëm edhe me homologët në Spanjë, Itali e Kosovë, ndërsa për realizimin e operacionit në Shqipëri u angazhuan rreth 500 forca policore në disa qytete, si Tiranë, Durrës, Shkodër, Berat, Kukës dhe Shijak.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese