Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Bënin “kërdinë” në marketet e Tiranës, policia vë në pranga dy persona dhe u sekuestron 1600 euro

Shkruar nga Newsbomb
Bënin “kërdinë” në marketet e Tiranës,
Foto e censuruar e njërit prej autorëve

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona të dyshuar për një sërë vjedhjesh në markete të ndryshme në kryeqytet. Të arrestuarit janë identifikuar si Endri Guzja dhe Olsen Lala. Sipas burimeve zyrtare, dy të rinjtë dyshohet se janë përfshirë në disa raste vjedhjesh në dyqane ushqimore dhe markete në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e tyre, shërbimet e policisë kanë sekuestruar një shumë prej 1600 eurosh, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë e paligjshme të tyre. Po ashtu, janë sekuestruar disa sende të tjera që mund të lidhen me rastet e grabitjeve.

Ndaj dy të arrestuarve është ngritur akuza për “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, dhe materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore. Policia po vijon hetimet për të zbuluar nëse të arrestuarit mund të jenë të përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale të ngjashme.

Në njoftimin e policisë thuhej:

“Finalizohet nga Komisariatet e Policisë Nr. 4 dhe Nr. 1 operacioni policor i koduar “Shadoë Hunt”. Në kuadër të operacionit vihen në pranga 2 shtetas, për vjedhje të banesave dhe të marketeve. Zbardhen dhe dokumentohen 6 raste të vjedhjeve, që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe në bazë të provave të grumbulluara, organizuan dhe finalizuan operacioni policor të koduar “Shadoë Hunt”, në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

- E. G., 34 vjeç, banues në Bulqizë dhe O. L., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas janë autor i vjedhjeve në disa banesa, konkretisht:

– Më datë 29.12.2024 kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit M. N.

– Më datë 12.01.2025 kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit H. M.

– Më datë 22.01.2025 kanë vjedhur artikuj të ndryshme në marketin e shtetases M. K.

– Më datë 24.01.2025 kanë vjedhur disa sende me vlerë në banesën e shtetasit O. P.

– Më datë 27.01.2025 kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetases L. H.

– Më datë 02.02.2025 kanë vjedhur shumën prej 7000 euro në farmacinë e shtetasit D. J.

Shtetasit e mësipërm studionin vendet dhe banesat që vidhnin dhe vepronin në orët e vona të natës, duke hyrë nga dritarja apo çatia e banesave.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një shumë parash prej 1600 euro, të cilat kanë rezultuar të vjedhura në banesat e lartpërmendura.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese