Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Bënë parakalim të gabur njëri pas tjetrit për t’i shpëtuar trafikut në Elbasan, gjobiten 18 shoferë

Shkruar nga Newsbomb

Bënë parakalim të gabur njëri pas tjetrit për t’i

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka dalë me një reagim pas denoncimit të një qytetari përmes një video ku dukej se 18 automjete kryen parakalim të gabuar për t’i shpëtuar trafikut në dalje të autostradës "Tiranë-Elbasan”.

Policia njofton se të 18 shoferët e automjeteve që parakaluan janë identifikuar dhe më pas janë gjobitur me nga 3 mijë lekë secili.

"Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqen 18 automjete që kryejnë parakalime të gabuara, në kushtet e fushëpamjes së kufizuar dhe në kundërshtim me sinjalizimin rrugor, në dalje të autostradës "Tiranë-Elbasan", ju informojmë se:          

Strukturat e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Elbasan kanë kryer verifikimet dhe kanë vënë masën administrative 3 000 lekë të rinj për secilin automjet, bazuar në pikën 15, neni 146, të Kodit Rrugor.              

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit."

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese