Hapësire reklamuese


Aktualitet

Belind Këlliçi vijon qëndrimin në SHBA, takohet me Lara Trump, nusen e djalit të Donald Trump

Shkruar nga Newsbomb
Belind Këlliçi vijon qëndrimin në SHBA, takohet me Lara
Belind Kellici me Lara Trump

Demokrati Belind Këlliçi po vijon takimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me figura të njohura të politikës. Pas takimit me ish-presidentin Donald Trump, Këlliçi ka marrë pjesë në një konferëncë të organizuar në Michigan, ku një nga çështjet që u trajtua ishte siguria në botë dhe paqja në Lindjen e Mesme.

Përveç kongresmenëve, e pranishme në këtë konferencë ishte edhe nusja e djalit të ish-presidentit, Lara Trump, e cila është bashkë drejtuese e Komitetit Kombëtar Republikan (RNC) që është organi kryesor i Partisë Republikane Amerikane dhe është përgjegjës për zhvillimin dhe promovimin e platformës politike të republikanëve si dhe harton strategjinë elektorale.

Këtë takim ish-deputeti demokrat e ka shfrytëzuar për të shkëmbyer dhe një bisedë të shkurtër me zonjën Trump. Ka qenë vetë Këlliçi i cili ka hedhur më tepër dritë mbi këtë konferencë duke theksuar ndër të tjera se Partia Demokratike beson tek Donald Trump dhe alternativa e tij për paqen dhe sigurinë në rajon.

Privilegj të isha i ftuar në National Summit, konferencë e organizuar në Michigan, ku një nga çështjet që u trajtua ishte siguria në botë dhe paqja në Lindjen e Mesme.

Ky event kishte folës kryesor Lara Trump, bashkë drejtuesen e Komitetit Kombëtar Republikan (RNC) i cili është organi kryesor i Partisë Republikane Amerikane dhe është përgjegjës për zhvillimin dhe promovimin e platformës politike të republikanëve si dhe harton strategjinë elektorale.

Gjithashtu Kongresmenët Darrell Issa i Kalifornisë dhe John James i Michiganit, si dhe drejtuesit e Partisë Republikane në Michigan, konfirmuan se siguria është prioritet kryesor për Presidentin Trump dhe plani i tij është garanci për paqen e stabilitetin kudo në botë, në këto kohë të trazuara!

Partia Demokratike beson tek Presidenti Trump dhe alternativa e tij. Si kontribues i paqes dhe sigurisë ai do jetë një garanci dhe për rajonin tonë.

Rritja dhe konsolidimi i raporteve me partnerët strategjikë dhe me republikanët në veçanti si parti e jona simotër, ka një rëndësi të veçantë për vendin tonë dhe për forcën tonë politike”, shkruan Këlliçi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese