Është zbardhur dosja e Prokurorisë së Tiranës për 8 efektivët e policisë së Rinasit të cilët u arrestuan pas zbulimit të skemës së mashtrimit ku lejonin kalimin drejt BE të personave të cilët kishin shkelur rregullat e Bashkimit Europian dhe ishin problematikë.
Nga hetimi disa mujor i policisë, rezultoi se 8 policët e Aeroportit të Rinasit në bashkëpunim me Eneo Sulejmanin, i cili u arrestua muaj më parë për trafikim droge, kalonin këta shtetas në këmbim të vlerave nga 50 euro deri në 500 euro, në varësi të problemit.
Skema u zbulua nga përgjimi i celularit të Eneo Sulejmanaj, tanimë i arrestuar i cili kishte një agjensie turistike “Bus Albania” ku shkonin dhe personat “klientët” ku më pas Sulejmani kontaktonte me Briken Tereziun me detyre kontrollor në Aeroportin e Rinasit.
Sulejmani i dërgonte foto të pasaportave të personave të cilët kishin thyer rregullat e BE-së me qëndimin, dhe Briken Tereziu bënte të mundur kalimin e tyre. Për ata që kishin disa problematika dhe vula, kalimi bëhej me tranzit.
E teksa vijojnë të zbardhen bisedat, vihet re se në një rast Eneo i kërkon inspektorit që tja bëjë të vështirë kalimin një gruaje, ndërsa Tereziu i thotë se “ajo s’kishte lënë gjë”.
Pjesë nga dosja:
Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 20.09.2023, nga ora 11:27 AM – 05:25 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: Mgjes vlla
Briken: Mirmgjes vlla
Eneo: Si u gdhive a je mire. Ke ardhur apo je andej
Briken: Mire mire shtym. Po kam ardhe
Eneo: Doja me tpyt kur ka karte kroata do me ik ne gjermani. E lejojn? Po I ka kalu ditet andej
Në orëm 11:47AM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësët të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Briken: Ma nis pasap vlla
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases Z.J. Shife boja pak tveshtir vlla
Briken: Ok
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasit V.J. Edhe ky me kta. Po si kam then gje sa si. Ky ka ditet mduket. Do ti lejn aty
Briken: Ok
Në orëm 03:37PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësët të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Eneo: Vec mthuj ku vlla
Briken: Nr 8
Eneo: Shikoji se besojn do ngjiten mos ngatrrohen. A erdhen
Në orën 05:24PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësët të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Briken: Ajo gruaja Zamira nuk ka len gje vlla
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Zamira Jaupaj është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 20.09.2023 ora 16:23 nga punonjësi i policisë me username në TIMS ImerajL. Kjo shtetëse rezulton e kthyer nga vjena më datë 11.07.2022 për ditet e qëndrimit. Gjithashtu kjo shtetëse është kthyer më datë 23.09.2023 me motivin e nuk I lejohet hyrja në BE.
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi V.J është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 20.09.2023 ora 16:22 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, në tejkalim të ditëve të qëndrimit.
Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 21.09.2023, nga ora 09:29 AM – 11:56 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: Mgjes vlla. Me x ajo zamira e kan kthy npoloni, do ma shofësh pak kët shokun. I dërgon pasaportën e shtetasit Enrik Mhillaj
Briken: Ka pasap tjetër ky vlla
Eneo: Me kte siken dot
Në orën 10:02 AM dhe në orën 10:32 AM zhvillohen dy telefonata midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Eneo: Vlla se kan sjell 1 nga Milano
Briken: Po
Eneo: Mos ta majn shume aty tlej naj gjë aty. I dërgon pasaportën e shtetasit B.K
Briken: Ca ore vjen
Eneo: Sa ka zbrit
Briken: Ok se I thashë dikujt ta marrë
Eneo: Ok vlla rrofsh. I dërgon pasaportën e shtetasit E.L
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi E.M nuk ka dal nga territory i RSH
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi B.K është përpunuar në hyrje të territorit të RSH më datë 21.09.2023 ora 18:02 nga punonjësi i policisë me username në TIMS MamajF Oficer. Shënime ne system. Kthyer me motivacionin se nuk lejohet në zonën shengen
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi E.L është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 22.09.2023 ora 05:49 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, në tejkalim të ditëve të qëndrimit. Gjithashtu ky shtetas ka hyrë në territorin e RSH më datë 20.12.2023 dhe është përpunuar në dalje më datë 19.01.2024 ora 11:59 nga kontrollori me username TereziuB
Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 22.09.2023, nga ora 05:29 AM – 03:42 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: Mgjes vlla. Do leri 170 tgjitha. Po I them ti fusi ne pasap. Mgjes vlla
Briken: Mirmgjes
Në orën 10:54 dhe në orën 10:55 zhvillohen dy biseda telefonika ndërmjet shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu.
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases R.N
Briken: Ok
Eneo: Ku te futet kjo vlla
Briken: Ten r 8
Eneo: Ok vlla
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi R.N është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 22.09.2023 ora 16:09 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, në tejkalim të ditëve të qëndrimit.