Hapësire reklamuese


Aktualitet

Begaj intervistë për gazetën italiane “Il Tempo”, flet për lidhjen e veçantë me Papa Françeskun: Vizita e tij në Tiranë kujtim i paharrueshëm për Shqipërinë

Shkruar nga Newsbomb
Begaj intervistë për gazetën italiane “Il Tempo”,
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Papa Françesku

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “Il Tempo”, duke folur për të ndjerin Papa Françeskun.

Begaj gjithashtu ka folur për ceremoninë e varrimit, duke e cilësuar atë si përvojë unike dhe një shenjë respekti për Atin e Shenjtë, ndërsa thekson se është nderimi më i madh për figurën më të madhe fetare e publike.

“Në një ceremoni ku morën pjesë liderë nga e gjithë bota, Afrika, Azia, Europa, Amerika Latine, Shtetet e Bashkuara, bota arabe dhe Lindja e Mesme, u dëshmua nderimi i madh për këtë figurë të madhe fetare dhe publike. Papa Françesku edhe një herë na dha një dëshmi të madhështisë së tij: një lumë njerëzish, nga Sheshi ‘Shën Pjetri’ deri te ‘Santa Maria Maggiore’, erdhi për t’i bërë homazh”, tha Presidenti Begaj.

Gjithashtu, presidenti ka folur dhe për marrëdhënien e veçantë të Papës me vendin tonë, ndërsa kujton dhe takimin e parë jashtë Italisë pas zgjedhjes si Papë ishte pikërisht në Tiranë, e cila ishte vizitë e 11 viteve më parë.

 “Një vizitë historike, e krahasueshme me atë të Papa Gjon Palit II pas rënies së komunizmit. Një kujtim që do të mbetet përherë në memorien e popullit tonë”, u shpreh Begaj për vizitën e Papës në Tiranë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese