
Në konferencën për shtyp pas Samitit të Komunitetit Politik Evropian, kryeministri, Edi Rama, dhe kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, u ndalën te procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, me një fokus të veçantë mbi ecurinë e Shqipërisë.
Teksa është pyetur pikërisht për procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, Rama është përgjigjur me humor: “Nuk u martuam sot”.
Gjithashtu, kryeministrja shprehu gjithashtu se duhet të vazhdojë procesi i zgjerimit, por sipas saj gjithçka bëhet me meritokraci.
“Disa vende kanë bërë punë goxha të mirë. Ne duhet të jemi bashkë, por ky proces duhet të bazohet te merita. Nuk ishte pjesë zyrtare e rendit të ditës, por të gjithë e kuptojnë sa e rëndësishme është kjo çështje,” tha ajo.