Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Bashkia e Tiranës i jep 260 milionë lekë Agim Kolës për numërues biçikletash, por edhe ata që janë nuk punojnë

Shkruar nga Newsbomb
Bashkia e Tiranës i jep 260 milionë lekë Agim Kolës për
Projekti dhe nje numerues i prishur ne Tirane

Bashkimi i kompanive “RSM COMPANY” shpk me pronar Agim Kolën dhe “DESARET COMPANY” shpk me pronar Vladimir Metanin, janë shpallur fituese të një tenderi të njoftuar nga Bashkia e Tiranës për sigurinë rrugore dhe numëruesit e biçikletave.

Në garë kanë marrë pjesë kompania "NIKA" shpk dhe bashkimi i operatorëve “RSM COMPANY” shpk e “DESARET COMPANY”, me këta të fundit që janë shpallur fituese. Tenderi kishte fond limit në vlerën 36,489,423.6 lekë pa TVSH dhe fituesit kanë ofruar 26,405,463 lekë pa TVSH.

Rrjedhimisht, ky bashkim operatorësh është identifikuar si fitues (paraprak) i procedurës së prokurimit me objekt “Projekti i sigurisë rrugore në disa vendkalime për këmbësore dhe numëruesve të biçikletave”.

Bashkia e Tiranës i jep 260 milionë lekë Agim Kolës për
Tenderi i shpallur nga Bashkia e Tiranes

Projekti i sigurisë rrugore në disa vendkalime për këmbësorë dhe numërues të biçikletave përfshin 3 nënprojekte:

- Rikualifikimin e nyjes së ish- 21 Dhjetorit. Ky projekt- zbatim parashikon që përveç standardeve të mbështetura në “Kodin Rrugor” dhe “Rregulloren për zbatimin e saj….”, të integrohet me zgjidhjen tërësore të trafikut, shërbimeve të tjera, elemente inovativ infrastrukturor dhe sinjalistikë përkatëse vertikale, horizontale dhe llambadare semaforik të shoqëruar me skemen e re të lëvizjes.

- Kalime të këmbësorëve në disa kryqëzime të evidentuara me risk të lartë për aksidente, ku për rritjen e koeficientit të sigurisë rekomandohet krijimi i ishujve udhëzues/shpëtues e ngritur ose e kufizuar dhe e mbrojtur në mënyrë të përshtatshme, e destinuar për mbrojtjen dhe qëndrimin e këmbësorëve, ndriçues inteligjente dhe sinjalistike inovative.

- Numërues për bicikleta në 4 (katër) pika sipas rrugëve: • Rruga Sulejman Delvina • Blv Zhan Dark ( në afërsi të urës “Drejtorisë së Policisë së Qarkut) • Blv Zhan Dark (në afërsi të urës “Ali Demi”) • Rruga E Durrësit.

Pavarësisht qëllimit të mirë të Bashkisë së Tiranës për të investuar në sigurinë rrugore të këmbësorëve dhe vendkalimet e biçikletave, institucioni i drejtuar nga Erion Veliaj duhet të shohë dhe pajisjet aktuale që janë të vendosura në rrugët e kryeqytetit sepse nuk punojnë.

Newsbomb.al e ka ngritur muaj më parë këtë shqetësim, pasi numëruesit aktualë të biçikletave në Tiranë nuk punojnë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese