Bashkëshortja e mjekut të mirënjohur Tritan Kalos, Rozeta Kalo, po përballet sërish me sëmundjen e pamëshirshme. Kanceri është rikthyer përsëri dhe Rozetës do i duhet sërish të luftojë për ta mposhtur këtë sëmundje.
Ka qenë vetë mjeku Kalo i cili në llogarinë e tij në “ Facebook” ka zbuluar se shoqja e tij e jetës prej 5 javësh tashmë ndodhet e shtruar në Royal Jubilee Hospital të Victoria, Kanada. Vetëm pesë ditë përpara se të niseshin për në Shqipëri ata kuptuan se “përbindëshi” ndodhej sërish në trupin e bashkëshortes së tij.
E vetmja kërkesë që mjeku Kalo ka për gruan e tij është të mos dorëzohet e të mos u presë në mes ëndrrat.
“TË DUAM shumë dhe ende shpresojmë që të vijosh të na bëhesh krah, në luftën për JETËN, sepse duhen dy vetë për të vijuar “kërcimin e valsit të lumturisë”, që ajo na ofron…..”, shkruan ndër të tjera mjeku Kalo.
Postimi i plotë:
30.05.2024…..Prag mbyllje i muajit të pestë të këtij viti të brishtë….Po mbyllet po ashtu java e pestë e qëndrimit për të dytën herë në Royal Jubilee Hospital të Victoria, BC, Canada….Pabesia e “sëmundjes së shekullit kancerit”, na surprizoj vetëm dhjetë ditë përpara se të niseshim për në Mëmëdhe, kur mendonim se shqetsimet e sëmundjes i kishim hedhur pas shpine me fillimin e këtij viti 2024…..ishte një nisje që po e prisnim aq shumë të tre së bashku Rozeta, unë dhe e vogla e Familjes Kalo Jr, Genta Juna Kalo….
Të dyja kanë 21 vite pa ardhur në Tokën ku na ka lerë koka si mua po ashtu edhe sime shoqeje, sepse e vogla e familjes ka lindur këtu në Kanada….MOS u dorzo Rozeta Kalo….Mos na i këput në mes ëndrat e kësaj jete, të cilën ti e dëshiron dhe i gëzohesh kaq shumë…. “Dum spiro spero” (“Përsa kohë frymojmë shpresojmë”)….
TË DUAM shumë dhe ende shpresojmë që të vijosh të na bëhesh krah, në luftën për JETËN, sepse duhen dy vetë për të vijuar “kërcimin e valsit të lumturisë”, që ajo na ofron…..Together forever and ever