Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Bashkëatdhetari vret biznesmenin shqiptar në Itali, shkon i penduar në Polici dhe pranon krimin

Shkruar nga Newsbomb
Bashkëatdhetari vret biznesmenin shqiptar në Itali, shkon i penduar
Autori i vrasjes

Policia italiane ka arrestuar 50-vjeçarin shqiptar pas vrau bashkëatdhetrin ndaj 52-vjeçarit Artan Kaja në Capannori, Itali.

Sipas mediave italiane mësohet se i shoqëruar nga avokati i tij, shqiptari është dorëzuar në komisariatin e policisë. Në dëshminë e dhënë para hetuesve ai ka pranuar krimin ku dhe ka thënë së konflikti i tyre ka nisur disa javë më parë.

Natën e ngjarjes 50-vjeçari ka treguar se është ngjitur në një mur që rrethonte kompaninë e viktimës dhe ka pritur derisa Artan Kaja ka mbërritur për ta qëlluar me armë.

Kaja është gjetur i pajetë nga bashkëshortja e tij, pasi nuk iu është përgjigjur telefonatave. Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar detaje të mëtejshme në lidhje me këtë situatë, ndërkohë që autori është ndaluar dhe pritet të përballet me drejtësinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese