Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bashkë me gruan rrëmbyen nipin 3-vjeçar në Durrës, Apeli nxjerr nga qelia gjyshin Rexhep Gjuni

Shkruar nga Newsbomb
Bashkë me gruan rrëmbyen nipin 3-vjeçar në Durrës,
Ne foto: Nipi 3-vjeçar, gjyshja dhe gjyshi Bahrije dhe Rexhep Gjuni

Gjykata e Apelit ka vendosur masën “arrest shtëpie” për Rexhep Gjunin, gjyshi i nipit 3-vjeçar i cili u arrestua nga policia pasi sëbashku me bashkëshorten dhe të afërmit e saj rrëmbyen nipin në Durrës.

Gjykata e Apelit e ka lënë të lirë 58-vjeçarin, Rexhep Gjunin si dhe Arben Selajn. Ndërsa për gjyshen e cila e mbajti të fshehur për 8 ditë 3-vjeçarin, gjykata e Durrësit e liroi nga burgu një muaj më parë, duke i dhënë masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Kujtojmë që Rexhep e Bahrije Gjuni çift bashkëshortësh rrëmbyen nipin3-vjeçar për 8 ditë duke e fshehur pasi sipas tyre nusja do e merrte dhe do ikte jashtë shtetit.

Policia nisi kërkimet pas kallëzimit në policia nga nëna e 3-vjeçarit dhe pas 8 ditësh kërkime, më 20 prill gjyshja vendosi që ta dorëzonte vogëlushin në Prokurori.Para hetuesve, Bahrije Gjuni deklaroi se dëshironte ta rriste e vetme nipin, pas humbjes së të birit në një aksident vitin e kaluar. Dy të moshuarit u shprehën se pas ndarjes nga jeta të djalit të tyre ata gjenin ngushëllim te nipi 3-vjeçar.

“E kemi  vendosur së bashku me bashkëshortin tim Rexhepin ta merrnin nipin e ta rrisnim vetë sepse ai është djali i djalit tonë. Në këtë mënyrë të shtunën që shkoi e morëm dhe unë u largova nga shtëpia dhe u nisa për në fshatin tim në Gjinaj të Krumës te prindërit e mi. Atje kam fjetur një natë. Ditën tjetër kam shkuar te Vendi i Mirë në fshatin Buzmadh të Kukësit. Në Buzmadh kam fjetur një natë. Ditën e tretë kam shkuar në Kukës te një kushërira ime ku kam fjetur një natë. Pastaj kam shkuar në Tiranë ku kam fjetur në 4 hotele të ndryshme.

Vendosa ta dorëzoj nipin për shkak të ndjekjes së policisë por edhe se një vëlla i imi u arrestua e një tjetër është shpallur në kërkim pasi ata nuk kanë gisht në këtë çështje”, - ka deklaruar gjyshja.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese