Një banesë në fshatin Markatomaj të Lezhës është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure, ku banesa në pronësi të shtetasit Vasil Kola u përfshi nga zjarri.
Fatmirësisht anëtarët e kësaj familje arritën në kohë të dalin jashtë dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Sakaq, si pasojë e zjarrit u shkaktuan dëme të mëdha materiale.
Paraprakisht dyshohet se shkak të jetë bërë një shkëndije elektrike dhe vatra e zjarrit ka qenë në një nga dhomat e banesës.
Sipas asaj që gazetari Elvis Hila raporton mësohet se u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të bërë të mundur lokalizimin e vatrës dhe neutralizimin e saj, me qëllim që të mos përhapej më tej.
Sondazh
Poll