Zv.kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në ceremoninë për “Pasagjeri 10 milionë”.
Gjatë fjalës së saj Balluku u shpreh se kanë kaluar të gjitha parashikimet që kanë pasur, duke theksuar se aeroporti i Rinasit është porta e parë ku turistët e huaj njihen me Shqipërinë.
Sakaq, Balluku ka premtuar në vitin 2025 do të punojmë më shumë lidhur me këtë aeroport dhe pritjes së vizitorëve.
“Mirë apo keq unë këtu jam si në shtëpi, pasi kam punuar prej vitesh këtu dhe i shijoj shumë arritjet tona. Të presësh sot pasagjerin e 10 milionët ka qene e vështirë. Nuk ka qene e lehtë dhe për ata që na kanë akuzuar në arrati.
Ndaj unë do ta nis fjalën time duke falenderuar zotin Kastratin, jo për atë çfarë ju bëni, por për atë çfarë po ofron aviacionin civil. Sot janë kaluar të gjitha parashikimet që ne kemi pasur. Këto arritje nuk vijnë as nga qielli, por nga puna jonë e pandërprerë. Përveç se behët një e mirë e madhe, nga ana tjetër me rëndësi është se si i presim pasagjerët.
Ky vend është edhe porta e parë ku turistët prezantohen me Shqipërinë. Janë 11 milionë e 40 vizitorë të hyrë në vendin tonë, nga këta 10 milionë kanë hyrë nga Rinasi. Kemi vënë një target të ri për vitin 2025, 12 milionë pasagjerë”, tha ajo.