Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Balla jep lajmin e mirë: Më 1 Korrik rritje rroge për punonjësit e Policisë së Shtetit

Shkruar nga Newsbomb
Balla jep lajmin e mirë: Më 1 Korrik rritje rroge për
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla

Ministri Balla ka njoftuar dy vendime që janë marrë në mbledhjen e qeveris ditën e sotme ku një prej tyre ishte rritja e pagave të punonjësve të policisë nga data 1 Korrik.

“Më 1 korrik do të jetë rritja e pagave e punonjësve të policisë.” – tha Balla ndërsa nuk dha një shifër të saktë se sa do të jetë rritja e pagës për punonjësit e policsë.

Gjithashtu ministri i Brendshëm Balla njoftoi edhe paketën e qeverisë e cila synon riintegrimin në tregun e punës së emigrantëve.

Ministri Balla u shpreh se po bëhet gati një paketë nga qeveria për të përballuar flukset migratore 2024-2028 ku fokusi do të jetë tek rikthimi në atdhe i shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë, duke iu krijuar kushte dhe mundësi pune.

"Fokusi ndahet në disa drejtime kryesore. Parandalimi i emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve. Parandalimi i azil kërkimit. Riintegrimi në tregun e punës së emigrantëve. Synimi ynë të rrisim ofertën për të gjithë vëllezërit dhe motrave tanë për t’u rikthyer në Shqipëri dhe na duhet kjo strategji që duhet të mbart në vetvete të gjitha masat për riintegrimin. Tjetra është menaxhimi i flukseve migratore për emigrantët që vijnë vendet e tjera, ku Shqipëria duhet të ketë gati legjislacionin për trajtimin e grupeve vulnerabël. Dokumenti sotëm është i konsultuar, edhe me direktivat e BE.

E dyta është një lajm tjetër i mirë, vijimi i zbatimit të marrëveshjeve që kemi firmosur me vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokusin e Ballkanit të Hapur. Përmes një numri të identifikimit të  Ballkanit Perëndimor, të gjithë qytetarët, të gjitha skemat e identifikimit të lehtësojmë përfshirjen në tregun e punës për secilin vend firmëtar, kjo do të forcojë zbatimin e marrëveshjes dhe do të rrisë integrimin e tregjeve të punës të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Këto janë dy vendime.

E treta një projektligj ,e cila do kalojë në Kuvend. Në qershor do të mbahet në Tiranë konferenca Ndërkombëtare e Interpolit, besoj se ndaj të njëjtën vlerësim se është një moment i rëndësishëm për punën e mirë të policisë në luftën kundër krimit", - deklaroi Balla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese