Një ngjarje e rëndë është shënuar në Lushnjë, ku babë e bir kanë pasur një debat që ka degraduar në dhunë fizike.
Bëhet me dije se pas sherrit shtetasi shtetasi B. P., 69 vjeç pas një konflikti ka qëlluar me thikë të birin, shtetasin N. P., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu po shoqërohet për ndihmë mjekësore në spital edhe shtetasi B. P., pasi nga konflikti ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës.
“Rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi N. P., 39 vjeç, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës (thikë), nga babai i tij, shtetasi B. P., 69 vjeç, gjatë një konflikti mes tyre.
Gjithashtu po shoqërohet për ndihmë mjekësore në spital edhe shtetasi B. P., pasi nga konflikti ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.