Hapësire reklamuese

Aktualitet

Babai i alarmuar shkon në Policinë e Shkodrës: Më ndihmoni të gjej djalin, ka tre ditë që është larguar

Shkruar nga Newsbomb
Babai i alarmuar shkon në Policinë e Shkodrës: Më ndihmoni
Fotomontazh: Policia

Babai i alarmuar është paraqitur në Komisariatin e Shkodrës ku dhe ka kërkuar ndihmë për gjetjen e djalit të tij.

Sipas njoftimit të Policisë së Shkodrës mësohet se shtetasi me ininciale M.B, 68-vjeç ka denoncuar ditën e djeshme se që prej datës 14 qershor djali i tij 30-vjeçar është larguar nga banesa.

Efektivët menjëherë pas denoncimit janë vënë në lëvizje dhe po punojnë për gjetjen e të riut.

“Më datë 16.06.2024, shtetasi M. B., 68 vjeç, ka kallëzuar se më datë 14.06.2024, është larguar nga banesa, djali i tij, shtetasi A. B., 30 vjeç. Punohet për gjetjen e 30-vjeçarit”, njofton Policia.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese