Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Baba Hekurani u përcoll për në banesën e fundit, Mirela Kumbaro në ceremoninë mortore: E bekuar që e njoha, ishte Babai i të gjithve

Shkruar nga Newsbomb
Baba Hekurani u përcoll për në banesën e fundit, Mirela
Mirela Kumbaro, Baba Mondi

Kleriku i teqesë së Alipostivanit në Përmet, Baba Hekurani është përcjellë ditën e djeshme drejt banesë së fundit. Nëtë këtë ceremoni mortore, ishte e pranishme dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit si dhe prijësi i Bektashinjve Baba Mondi.

Kumbaro mbajti dhe një fjalim të shkurtër përparatë gjithë atyre që ishin prezent në ceremoni për të nderuar figurën e Baba Hekurani, një klerik i përkushtuar ndaj besimit dhe besimtarëve, i cili u shërbeu për vite më radhë gjithë popullit shqiptar.

Ministrja Kumbaro u shpreh zemërthyer për ndarjen nga jeta të Baba Hekuranit, fugura e të cilit do të mbetet e përjetshme në zemrat e të gjithve atyre që patën fatin ta njihnin nga afër dhe jo vetëm.

Unë do tem vetëm dy fjalë zemre si një njeri që pata fatin dhe besoj kam qenë e bekuar nga perëndia që kam njohur me një njeri të jashtëzakonshëm të perëndisë si Baba Hekurani.

Jam me fat siç jeni të gjithë ju pavarësisht nga vini apo rrugëtimi që kemi pasur në jetë, jam e bindur që ndërsa gdhihej dita, jeni tronditur të gjthë nga një lajm që jam e bindur që nuk e prisnit asnjë.

E besonim të pandekshëm Baba Hekuranin dhe do vazhdojmë të jemi me këtë besim sepse ishte një njeri i perëndisë, baba në kuptimin fetar sipas fesë, të cilës i shërbeu me një devocion të rrallë por dhe një baba në kuptimin e njeriut. Ai ishte një humanist dhe një klerik i jashtëzakonshëm, por ishte dhe një baba që na bekoi të gjthëve, na vuri dorën mbi kokë, kemi marrë të gjithë këshilla dhe ka mbledhur në këtë tempull të jashtëzakonshëm që sot është dhe një pasaportë e jashtëzakonshme e kulturës dhe trashëgimisë shqipërtore shqiptare, njerëz nga besime nga më të ndryshmet.

Janë kryqëzuar me qindra mijëra njerëz që vinin për teqe, për të parë një vepër kulturore të jashtëzakonshme, vinin se këtu duket se këtu duket se jemi më afër perëndisë. Në këtë pikë ka dhe një arsye përse teqa e Baba Aliut është këtu, vinin dhe për të takuar Baba Hekuranin dhe për të marrë mbështetje në një moment të vështirë për secilin nga ne dhe për të marrë bekimin dhe në momente gëzimi.

Kam dëgjuar me dhjetëra histori njerëzore, të cilët mbasi e kanë takuar Baba Hekuranin kanë rigjetur prehje, ngushëllim ,kanë rifituar besimin në zot dhe ne këtu sot jemi dhe bijë të perendisë dhe si komunitet.
E vertëtë që ishte Baba i Alipostivanit, i teqesë së Frashërit po më thoni një fshat, një vend nga ky qark dhe jo vetëm, që nga Libohva, Gjirokastra, Përmeti, Këlcyra Tepelena, Memaliaj, Skrapari, Berati që të kenë kaluar dhe të mos ketë marrë pak nga ky ajër i bekuar.

Vërtetë boshllëku është i madh por në zemrat tona është i pavdekshme mdeli i një njeriu të rrallë, i një njeriu të veçantë, i një kleriku. Shumë faleminderit Baba Mondi që jeni sot me ne dhe sigurisht që do të vijmë çdo datë të shënuar sa herë të mundemi se Baba Hakurani do ngjitet drejt qiellit, ai është dhe do të jetë i xhenetit pas gjithë atyre veprave që ka bërë,” është shprehur Mirela Kumbaro.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese