Hapësire reklamuese

Aktualitet

Avokati përplaset me inspektorin e policisë në Vlorë, procedohet penalisht

Shkruar nga Newsbomb
Avokati përplaset me inspektorin e policisë në Vlorë,
Foto ilustruese

Policia e Vlorës ka reaguar në lidhje me denoncimin e bërë pak orë më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shprehej se policia kishte mbyllur në qeli avokatin Aurel Kurani dhe se po ashtu e kishin penguar që të mbronte klientin e tij.

Policia sqaron se klienti i avokatit, shtetasi H.K., është kapur në flagrancë duke ushtruar shërbimin e taksisë pa licencë, i paregjistruar në organet kompetente dhe me mallra të dyshuara të kontrabanduara.

Lidhur me këtë rast, punonjësi i policisë inspektor N. C. është kontaktuar nga avokati i shtetasit H. K, konkretisht, pra avokati Aurel Kurani, i cili e ka kanosur për shkak të detyrës punonjësin e policisë. Kallëzimi, së bashku me provat lidhur me ngjarjen në fjalë, janë depozituar pranë oficerit të Prokurorisë, të cilët kanë nisur procedimin penal për voktin.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë:

Në lidhje me pretendimet e shtetasit A. K (avokat) se Policia e Sarandës e ka shoqëruar padrejtësisht dhe e ka penguar të mbrojë klientin e tij, sqarojmë opinionin publik si më poshtë:

Nga punonjësi i Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Sarandës, inspektori N. C., më datë 30.05.2024, është kapur në flagrancë duke ushtruar shërbimin e taksisë pa licencë, i paregjistruar në organet kompetente dhe me mallra të dyshuara të kontrabanduara, shtetasi H. K., i cili në përfundim të veprimeve është proceduar penalisht për nenet 178/1, 180/1 dhe 180/a/2 të Kodit Penal nga seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare.

Lidhur me këtë rast, punonjësi i policisë inspektor N. C. është kontaktuar nga avokati i shtetasit H. K, konkretisht nga shtetasi A. K, i cili e kanosur për shkak të detyrës punonjësin e policisë. Kallëzimi, së bashku me provat lidhur me ngjarjen në fjalë, janë depozituar pranë oficerit të Prokurorisë, të cilët kanë nisur procedimin penal për shtetasin A. K.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe çdo strukturë e saj është e përkushtuar për të zbatuar ligjin dhe për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe punonjësit tanë. Çdo kërcënim apo kanosje ndaj një punonjësi të policisë është një çështje serioze dhe e dënueshme sipas ligjit. Ne nuk do të tolerojmë asnjë formë presioni apo intimidimi ndaj efektivëve tanë, të cilët janë të angazhuar për të siguruar rendin dhe sigurinë publike.

Falënderojmë qytetarët dhe mediat për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm. Policia e Vlorës mbetet e angazhuar për të garantuar një mjedis të sigurt  për të gjithë qytetarët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese