Hapësire reklamuese

Aktualitet

Avokati në luftë për jetën, drejtuesit e lartë të Policisë e vizitojnë në spitalin e Truamës

Shkruar nga Newsbomb
Avokati në luftë për jetën, drejtuesit e lartë të
Zyrtarët e policisë te Trauma

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj së bashku me zv/drejtori Alket Shatro kanë shkuar në spitalin e Trumës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore prej dy ditësh avokati, Sokol Mëngjesi.

Sokol Mëngjesi u dhuna barbarisht dy ditë më parë në ish-Bllok në Tiranë nga tre persona.

Avokati Mëngjesi po qëndronte para hyrjes së kopshtit pasi kishte lënë djalin e tij të vogël. Në atë moment ai është sulmuar nga tre persona të cilët e kanë goditur me sende të forta në kokë.

Prej 48 orësh Sokol Mëngjesi vijon të jetë në gjendje të rëndë, pasi nga dhuna ka marrë goditje të forta në tru, e madje i kanë çarë dhe kafkën.

Kujtojmë që 4 persona u përfshinë në këtë ngjarje të rëndë. Autorët janë Dorian Beqir Alia, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili është vetëdorëzuar në Polici; Drivald Sokol Alia, 21 vjeç, banues në Tiranë; Elton Ndue Kasaj, 33 vjeç, banues në Tiranë; Romario Roberto Tabaku, 26-vjeç, banues në Tiranë.

Roli i autorëve në sulmin ndaj avokatit Mëngjesi:

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Dorian Alia, Drivald Alia dhe Elton Kasaj kanë qenë tre të rinjtë të cilët me leva dhe sende të forta dhunuan barbarisht avokatin Mëngjesi. Ndërsa, personi tjetër i përfshirë në këtë skemë të organizuar kriminale ka qenë Romario Tabaku. Roli i 26-vjeçarit ka qenë transporti i tre autorëve të tjerë. Tabaku ka larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin tip Audi me targë AB 696 JT, Dorian Alian, Drivald Alian dhe Elton Kasanjn. Pas krimit, dhunuesit u larguan në këmbë nëpër rrugica ku i priste Tabaku me automjetin. Ndërsa, avokati u transportua me urgjencë në spital, aty ku dhe ndodhet aktualisht në intubim në gjendje të rëndë.

Kush ka qenë organizatori:

Po në vijim të veprimeve hetimore ka rezultuar se organizatori i këtij sulmi ka qenë 58-vjeçari Dritan Jani Nano, banues në Tiranë. Ai është ndaluar nga Policia e Tiranës me iniciativë si i dyshuar si organizator i kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

Motivi i kësaj ngjarje të rëndë kriminale:

Ndryshe nga sa u raportua dhe u hodhën dyshime fillim se sulmi ndaj avokatit ka qenë i stisur politikisht nga hetimet e bluve ka rezultuar se Sokol Mëngjesi është dhunuar për shkak të detyrës.

Po nga veprimet hetimore rezulton se avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil në shkallë të parë dhe në apel një familje e cila kishte të trashëguar një pronë në qytetin e Tiranës, proces i cili është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij. Disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të plotësojnë kushtet ligjore të kontratës së nënshkruar me Studion Ligjore “ALTERUM SHPK”. Pra sipas bluve të kryeqytetit, bëhet fjalë për një çështje pronësie, ku avokati Sokol Mëngjesi ka përfaqësuar disa familje, të cilat kanë arritur ta fitojnë gjyqin, por më pas nuk kanë rënë dakord me detyrimet që përmbante kontrata.

Autorët nuk janë të paguar, por janë në lidhje krushiqe me njëri tjetrin. Organizimi i kësaj ngjarje ka filluar një muaj më parë. Sipas asaj që Vocaj tha u mësuar se autorët janë takuar një muaj më parë para se të ndodhte sulmi dhe janë konsultuar për ngjarjen.

“Janë takuar 1 muaj para se të ndodhte ngjarja. Siç ju e dini, e gjithë policia e Tiranës, në bazë të një plani të posaçëm i ka të organizuara shërbimet policore, edhe në zonën ish bllokut kemi një prezencë më të shtuar të patrullave. Patrulla jonë nuk ka qenë në afërsi të vendit të ngjarjes, policia është vënë në dijeni nga telefonatat e shumta të bëra. Jemi duke i marrë në pyetje, nuk japim shumë detaje për shkak të sekretit hetimor. Policia do marri masa sipas procedurave ligjore”, tha Vocaj ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese