Shoqata e Avokateve Penalistë i është drejtuar me një propozim Kuvendit të Shqipërisë sa i përket ndryshimit në Kodin Penal.
Kreu i avokatëve penalistë, Saimir Vishaj propozon se të gjithë të dënuarit që u ka ngelur vetëm një vit pa kryer t’i paguajnë shtetit një vlerë monetare prej 5 mijë euro dhe të lirohen.
Ndërsa, për të gjithë ata të burgosur që i kanë mbetur nga dënimi i tyre 5 ditë deri në 3 vite, atëherë ta kryejnë pjesën e mbetur në burgje të cilat ndodhen në afërsi të vendbanimeve të tyre.
“Propozimi i Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë për ndryshimin në Kodin Penal dhe sigurisë së llojit të burgut. Të dënuarve që iu kanë ngelur 1 (një) vit burg pa kryer t’i paguajnë 5000 euro shtetit. Nga 5 ditë deri në 3 (tre) vite burg të mbetur, të kryejnë pjesën e pavuajtur në një burg të hapur, në afërsi të vendbanimit të tyre”, thuhet në propozimin e avokatëve penalistë për Kuvendin e Shqipërisë.