Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Avokatët në bojkot, shtyhet seanca në Apelin e Posaçme për Fredi Belerin

Shkruar nga Newsbomb
Avokatët në bojkot, shtyhet seanca në Apelin e Posaçme
Ne foto: Kryebashkiaku i zgjedhur i Himares, Fredi Beleri

Është shtyrë seanca në Apelin e Posaçëm për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Bëhet me dije se seanca është shtyrë për shkak së mungesës së avokatit. Avokatët janë në bojkot në shenjë proteste për dhunën barbare të ushtruar ndaj kolegur të tyre, Sokol Mëngjesi.

Seanca e radhës për Belerin, i cili ka ankimuar në Apel dënimin e tij nga GJKK, do të mbahet më 14 qershor në orën 10.00.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën 2 vite burg për kryetarin e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, pasi akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet lokale të 2023-it.

Ndërsa, për bashkëpuntorin dhe mikun e Belerit, Pandeli Kokaveshin, gjyqtarja Atalanta Zeqiri, e dënoi me 1.6 vite burg, të cilat t’i konvertohen në 3 vite shërbim prove. Kjo masë u vendos për Kokaveshin pasi ai dhe fëmija i tij i mitur kanë probleme shëndetësore.

Fredi Beleri ra në pranga më 12 maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale, pasi u kap në flagrancë duke premtuar dhe dhënë para për të blerë vota. Prokuroria dhe Policia e Vlorës e ndoqën rastin me metoda speciale hetimi, duke përdorur agjent të infiltruar, i cili për tetë vota mori 400 mijë lekë të vjetra. Beleri dhe bashkëpuntori i tij, Pandeli Kokaveshi u arrestuan në kushtet e flagrancës. Nga hetimet e kryera u mësua se një agjent i infiltruar i Policisë ka përgjuar pazaret që Beleri ka bërë me persona pranë shtabit të tij.

Pavarësisht se ndodhet në qeli Beleri arriti të merrte më shumë vota se kandidati i socialistëve Jorgo Goro, duke u mandatuar nga KQZ si kryetari i Bashkisë së Himarrës. Mirëpo, ende nuk i është lejuar që të betohet. Theksojmë se çështja “Beleri”, mos lejimi i tij për t’ u betuar ka shkaktuar tensione me fqinjët. Që prej aso kohe kur kryebashkiaku i Himarës ra në pranga, pala greke ka ashpërsuar tonet ndaj vendit tonë. Në dhjetëra deklarata Athina zyrtare ka theksuar se nëse Shqipëria pengon Belerin të marrë detyrën, do të ketë pasoja lidhur me procesit të anëtarësimit. Ndër të tjera, ata janë shprehur se arrestimi i Belerit një ditë para votimeve, interpretohet si frikësimi votuesve, dhe se mbajtja në burgosje është një shkelje e procesit të rregullt ligjor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese