Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë. Burime për mediat bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur disa persona të plagosur.
Shoferi i automjetit tip “Benz”, që ishte duke shkuar për në Fushë-Krujë është përplasur me mjetin tip “Audi” që po lëvizte në drejtim të Vlorës.
Dy mjetet janë përplasur “kokë më kokë” dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur shoferët si dhe pasagjerët që ndodheshin në dy automjetet. Menjëherë ata u nisën drejt spitalit për ndihmë mjekësore, sakaq theksojmë se gjendja e tyre shëndetësore ende nuk dihet.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa në vijim priten më tepër informacione zyrtare lidhur me këtë ngjarje.