Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aurela Gaçe ndez sezonin turistik në Himarë, nesër spektakli i madh me fishekzjarre (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Aurela Gaçe ndez sezonin turistik në Himarë, nesër
Aurela Gace

Këngatarja e madhe Aurela Gaçe mbrëmjen e sotme ka ndezur atmosferën në rivierën shqiptare, ndërsa ditë më parë u njoftua hapja e sezonit të verës në Himarë.

Energjia e saj e pashtershme ka bërë që një nga perlat e bregdetit tonë, skena e zhvendosur në Plazhin e Potamit, të festojë e të gëzojë çeljen e sezonit të ri turistik, me këngë e valle, ku repertori karriera dhe hitet e saj, flasin vetë për divën e muzikës shqiptare.

Ndërkohë, kjo festë nuk do të mbyllet me kaq, pasi mbrëmjen e nesërme Aurela Gaçe do ia pasojë natën magjike një prej zërave më të bukur grek, këngëtarit  Christos Mastoras. Me një stil modern dhe një zë të veçantë që ka fituar zemrat e publikut në të gjithë rajonin, Mastoras pritet të sjellë një atmosferë mesdhetare unike në bregun shqiptar.

Gjithashtu, nuk do të mungojë këngëtarja e njohur Helena Paparizou, këngët e së cilës kanë kapërcyer Greqinë dhe këndohen gjerësisht edhe në tokën shqiptare.

E veçanta e natës së nesërme me praninë e dy këngëtarëve të njohur të muzikës moderne, do të ketë  një shfaqje spektakolare me fishekzjarrë nga një kompani franceze e njohur për pjesëmarrjen në festivale ndërkombëtare.

Bashkia e Himarës ka vendosur që të ardhurat nga aktivitetet do të shkojnë për qëllime bamirësie, përfshirë spitalin e pediatrisë në Tiranë dhe një fondacion në Dropull.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese