Prokuroria e Posaçme ka dërguar në laborator për ekspertizë kasetën e dorëzuar pak javë më parë nga familja Nika, të cilët pretendojnë se 4 të vrarët në bulevard janë ekzekutuar me urdhër të shtetit.
Kaseta përmban një rregjistrim në audio ku dëgjohet komandanti i gardës në atë kohë, ndrea Prendi, që jep udhër të hapet zjarr luftarak mbi protestuesit. Audio rregjistrimi dyshohet të përfshijë një rregjistrim prej 34 minutash dhe është bërë nga një person që ka patur akses në një kanal komunikimi që përdorej nga drejtues të lartë të Grdës dhe cilësohej si sigurtë.
Regjistrimi i këtij komunikimi të brendshëm është bërë me një diktofon dhe pas 13 vitesh nga protesta e 21 janarit 2011, kaseta origjinale u dorëzua në SPAK.
Kaseta fillimisht i është nënshtruar ekspertizës që do t’i bëhet nga laboratori i SPAK dhe nëse është e nevojshme, do të kërkohet dhe ndihma e ndërkombëtarëve. Espertiza do të vërtetojë autenticitetin e këtij audio rregjistrimi e më pas do të bëhet krahasimi i zërave që janë në audio për të përcaktuar shkencërisht vërtetësinë.
Hetimet mbi protestën e 21 Janarit kanë nisur nga SPAK pasi Gjykata e Strasburgut dha urdhër të hetohet kallëzimi i bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës që u vra në protestë, kundër kryeministrit në atë kohë, Sali Berishës, Ministrit të Bredshëm, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendit, kreu i Gardës. Gjykata e Strasburg i ka cilësuar vrasjet në 21 janar si krim shtetëror dhe duhet të zbardhen se kush dha urdhër për ekzekutimin e protestuesëve dhe roli i zyratëve shtetërorë. kryesisht e ish Kryeministrit Sali Beridha dhe ish Ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha.