Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Athina Zyrtare e ashpër me Tiranën dhe Shkupin: Jemi për marrëdhënie të mira fqinjësore, por nuk tolerojmë respektin selektiv

Shkruar nga Newsbomb
Athina Zyrtare e ashpër me Tiranën dhe Shkupin: Jemi për
Athina Zyrtare

Athina Zyrtare duket se nuk do të tregohet tolerante ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut përsa i përket shkeljes së marrëveshjeve ndërkombëtare.

Në një intervistë për televizionin grek “Sky”, ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis shprehet se Greqia është për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe në mbështetje të perspektivës evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, por nuk do të toleronin në asnjë moment respektimin selektiv të së drejtës ndërkombëtare.

Jemi për marrëdhënie të mira fqinjësore, mbështesim perspektivën evropiane të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, por në asnjë mënyrë nuk do të tolerojmë këtë lloj respektimi selektiv me të drejtën ndërkombëtare”,- tha ministri i Jashtëm grek.

Gjithashtu, ministri vijon më tej duke thënë se e drejta ndërkombëtare është një paketë që e pranoni ose e refuzoni plotësisht atë, nuk ka në rrugë të mesme, dhe kjo vlen për të dy vendet, si për Shkupin, ashtu edhe për Tiranën.

E drejta ndërkombëtare është një paketë, ose e pranoni plotësisht ose e refuzoni plotësisht dhe e njëjta gjë vlen edhe për Shqipërinë fqinje”,- tha ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis.

Kujtojmë se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë shkuan drejt tensionimit pas arrestimit të kandidatit fitues, Fredi Belerit gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2023, për vjedhje të votave.

Athina e ka konsideruar arrestimin e tij të padrejtë dhe një sulm ndaj demokracisë si dhe tendencë për të shtypur të drejtat e minoritetit grek që jetojnë në Shqipëri.

Nga ana tjetër, Greqia i prishi raportet me Maqedoninë e Veriut në muajin maj të këtij viti, ku presidentja e re e Maqedonisë së Veriut e dalë nga zgjedhjet e majit të këtij viti, gjatë ceremonisë së betimit iu drejtua vendit si “Maqedoni” dhe jo sipas emrit kushtetues.

Për këtë, reagoi sërish ashpër Athina duke e cilësuar veprimin e saj si shkelje të drejtpërdrejtë ndaj Marrëveshjes së Prespës të nënshkruar disa vite më parë midis vendeve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese