Hapësire reklamuese

Aktualitet

Asfiksohet nga gazi industrial në vendin e punës, humb jetën 45-vjeçari nga Ballshi

Shkruar nga Newsbomb
Asfiksohet nga gazi industrial në vendin e punës, humb jetën
Viktima, Ervin Toraj nga Ballshi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme ku ka humbur jetën një 45-vjeçar nga Ballshi.

Ervin Toraj, 45 vjeç, banues në qytetin e Ballshit ka ndërruar jetë pasditen e djeshme gjatë procesit të punës në një kompani private në Mallakastër si pasojë e asfiksisë nga gazi industrial, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore e kryer në morgun e Fierit do të zbulojë me saktësi shkakun e vdekjes.

Edhe pse nuk ka asnjë njoftim mbi ketë ngjarje të rëndë në vendin e punës, Newsbomb mëson se viktima kishte vetëm tre ditë që kishte filluar punë dhe nuk dihet nëse janë shkelur rregullat e sigurimit teknik në punë ose ngjarja ka qenë aksidentale.

Asfiksohet nga gazi industrial në vendin e punës, humb jetën
45-vjeçari, Ervin Toraj

45 vjeçari, Ervin Toraj ishte i pamartuar dhe jetonte me prindërit, ndërsa sot po përcillet për në banesën e fundit. Një grup hetimor është ngritur për të zbardhur rrethanave e ngjarjes dhe dokumentimin me prova ligjore, ndërsa pritet një njoftim zyrtar mbi ngjarjen tragjike.

Asfiksohet nga gazi industrial në vendin e punës, humb jetën
45-vjeçari, Ervin Toraj

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese