Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Arti në zi, shuhet fotografi e piktori i njohur Leon Çika

Shkruar nga Newsbomb
Arti në zi, shuhet fotografi e piktori i njohur Leon Çika
Leon Çika

Një lajm i trishtë ka ardhur pasditen e kësaj të enjte. Fotografi, Leon Çika është ndarë nga jeta papritur në moshën 70-vjeçare, duke lënë kështu “zemërthyer” të gjithë ata që patën fatin ta takojnë në këtë jetë.

Gjatë rrugëtimit të tij, Leoni me shpirtin fisnik prej artisti arriti të kishte shumë miq e bashkëpunëtorë të mirë, të cilët do e mbajnë mend gjatë si njeriun e paqtë e të mirë.

Leon Çika lindi në Berat në vitin 1954 dhe u diplomua në vitin 1976 në Akademinë e Arteve në Tiranë, si piktor i arteve grafike.

Në vitet ’80 ai punoi në afresket dhe gravurat e muzeut historik “Gjergj Kastrioti” në Krujë, ndërsa më pas ka qenë drejtor i departamentit të fotografisë në Agjencinë Telegrafike Shqiptare, si dhe drejtor i departamentit të fotografisë në Muzeun “Enver Hoxha” në Tiranë.

Pas viteve ’90 ka punuar si pedagog i fotografisë në Akademinë e Arteve, si reporter dhe si producent i disa televizioneve dhe agjencive të lajmeve. Për shumë vite ai ka qenë dhe fotograf i “Reuters”.

Me ikjen e tij, Leon Çika ka lënë një vend bosh në artin shqiptar, po ashtu dhe në auditore e në tavolinat e miqve! Newsbomb.al u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve, por dhe nxënësve të tij. Qofsh i Parajsës artist!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed