Hapësire reklamuese


Aktualitet

Arti në zi pas humbjes së Agim Doçit, Myfarete Laze: Lamtumirë o pendë artë, e skalite emrin tënd në mos harresë!

Shkruar nga Newsbomb
Arti në zi pas humbjes së Agim Doçit, Myfarete Laze:
Myfarete Laze

Mëngjesi i kësaj të shtune ka qenë i trishtë për të gjithë. Lajmi i kobshëm për vdekjen e të madhit Agim Doçi, përveç familjarëve, ka trishtuar miq e kolegë të poetit.

Për këtë humbje të madhe ka reaguar edhe këngëtarja Myfarete Laze. E tronditur nga ky lajm ajo i shpreh ngushëllime familjarëve dhe të gjithë atyre që sot e kujtojnë Doçin me respekt dhe dashuri.

“Lamtumir. Lamtumir , Agim Doçi, poeti i mbarë Shqiptarisë.  O pendë artë i vargut poetik e të kënduar në breza. Te kjoftë dheu i lehtë ashtu si të lehtë , të bukur,e bëre jetën tonë , plot shpres, mençuri , dashuri, patriotizëm , vlera  , duke skalite në mos harresë emrin Agim Doçi.

Ashtu si trokite në  çdo zemër me vargun tënd të kënduar . Lamtumir Agim Doçi.  Ngushëllime, Ngushëllime , se sot të gjithë me dashuri . Respekt, , të thonë: ‘’ Pushofsh në paqe me Zotin tënd’’, shkruan Laze.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese