Hapësire reklamuese

Aktualitet

Artan Hoxha në SPAK për bashkëpunim me grupin e Suel Çelës, Fevziu tregon të vërtetën e publikimit të fotos në emision

Shkruar nga Newsbomb
Artan Hoxha në SPAK për bashkëpunim me grupin e Suel
Blendi Fevziu, Suel Çela, Artan Hoxha

Gazetari Blendi Fevziu ka folur për herë të parë rreth njërit prej emisioneve të “Opinion” ku Artan Hoxha publikoi foton e kryeministrit Edi Rama me një prej eksponentëve të botës së krimit, Ardian Çapja.

Artan Hoxha është vendosur në masën “detyrim paraqitje” pasi dyshohet së ka bashkëpunuar më grupin kriminal të Suel Çelës nga ku dhe ka marrë foton që publikoi në emisionin e “Opinion”. Tashmë nga dosja e SPAK e bërë publike, shihen mesazhet e shëmbyera mes Hoxhës dhe Çelës teksa flasin për publikimin e fotos përpara Ramës teksa ishte i ftuar në emision.

Blendi Fevziu teksa është pyetur në lidhje me këtë situatë ka thënë se publikimi i asaj fotoje nuk përbën asnjë shkelje dhe as burimet nga e ka përfituar gazetari investigativ gjithashtu. Ndër të tjera ai thotë se i gjithë diskutimi mbetet në faktin nëse është kryer fotoshop ose jo me qëllim krimin e ndonjë alibie.

E pashë dosjen që shkoi në gjykatë. Ka disa pikëpyetje. E para, nuk e di nëse në momentin kur ky komunikim mes Artan Hoxhës dhe Suel Çelës ka ndodhur, Suel Çela ka qenë person në kërkim apo person i lirë? Nëse ka qenë person i lirë ka një pikëpyetje, nëse ka qenë i kërkuar dhe gazetari ka kontaktuar dhe i ka shërbyer, natyrisht kjo është komplet diçka jo normale. Nëse është një person i lirë dhe gazetari e ka kontaktuar për informacion… Ndërkohë aty përmendet një fakt, që gjatë një emisioni, Artan Hoxha ka nxjerrë një foto të njërit prej Çapjave me Ramën, në momentin që Çapja ishte në kërkim apo kishte ndodhur diçka me të. Po këtë foto ne nuk do ta nxirrnim?

Fotoja ishte montazh apo ishte e vërtetë? Nuk do të thotë ndonjë gjë që Rama ka bërë foto me Çapjan. Por në momentin që është e vërtetë, çfarë problemi ka?

Nuk di çfarë ka dosja më thellë. Ishte ideja që ia dha ai (Suel Çela)? Po mua mund të ma çonte një qytetar kushdo, edhe ndonjë bandit, se unë nuk i kam numrat e telefonave njerëzve, më vijnë mesazhe pafund nga numra që nuk i njoh.

Unë kam publikuar foto dhe video. Pse do ti kërkoja pashaportën unë këtyre njerëzve?

Këtu flasim nëse bëhet fjalë për montazh, nëse kërkon të krijojnë alibi për një krim që je në dijeni. Pastaj, nuk e di çfarë ka dosja në brendësi, nuk dal garant. Por publikimi i kryeministrit në foto me një person, normale, çdo foto do e bëja.

Nese bëhet fjalë që ka qenë person në kërkim dhe Artan Hoxha e ka takuar duke fshehur, por edhe në ato raste gazetari ka pikëpyetje. Nëse e ka ndihmuar për një krim, apo të fshehë gjurmët, kjo pastaj është një gjë tjetër, është problem i ligjit, shkelje e ligjit” ka thënë Blendi Fevziu për “Të Paekspozuarit”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese