
Pas tre orës, gazetari i njohur Artan Hoxha ka dalë nga ambientet e SPAK. Ai është shprehur se i ka dorëzuar prokurorëve kasetën, ku dëgjohen komunikmet me Gardën dhe urdhri për të qëlluar mbi protestuesit e “21 Janarit”.
I është shprehur se në kasetë jepen dëgjohet zinxhirë, se si janë dhënë urdhrat që brenda 7 sekondash të qëllohet me armë dhe më pas të ndalë zjarri ndaj protestuesve.
Ai tha se tashmë është në dorën e prokurorëve të SPAK që të zbardhin ngjarjen, teksa u shpreh se nëse edhe këtë herë nuk zbardhen vrasjet e katër protestuesve, atëherë kjo ngjarje s’do të zbardhet më kurrë.
“Aty janë urdhrat e punonjësit të Gardës para se të ndodh vrasja dhe pas momentit të vrasjes. Një material regjistrimi ku dëgjohet gjithë komunikimi. Është kanali ku kanë folur punonjësit e lartë të Gardës, ku flitet për situatën e 21 janarit.
Nëpërmjet kësaj kasete bëhet e qartë që jo vetëm ka pasur komunikim, por komunikim është një komunikim rutinë mes punonjësve. Një komunikim që ka zgjatur 7 sekonda. Në 7 sekonda jepet urdhri për të hapur zjarr dhe në sekondën 7-të jepet urdhër për të ndaluar.
Është një zinxhir komunikues mes punonjësve të Gardës dhe drejtues të tjerë të Lartë të Shtetit që kanë komunikuar me Gardën.
Materiali është vënë në dispozicion të SPAK dhe do e vlerësojnë ata se për çfarë vlejnë. Nuk jap më shumë detaje se është çështje hetime. Regjistrimi është bërë nga një person që ka pasur aksese në rrjetin ku komunikonte garda.
Jo vetëm ka qenë me urdhër, por ka ardhur nga lart. Nëse të shtënat do kishin zgjatur më shumë do kishte ndodhur një masakër. Nëse do kishte zgjatur e pak do kishte ndodhur nami. Nëse nuk zbardhet edhe këtë herë. I bie që ngjarja nuk do të zbardhet kurrë”, tha ai ndër të tjera.