Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Arsyet pse mbështeta VMRO dhe jo partitë shqiptare", Ilir Meta tregon të vërtetën e raportit me Nikolla Gruevskin

Shkruar nga Newsbomb
"Arsyet pse mbështeta VMRO dhe jo partitë shqiptare", Ilir
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar se përse mbështeti VRMO gjatë zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut si dhe ka komentuar të vërtetën e raportit të tij me Nikolla Gruevskin.

Në një intervistë të zhvilluar për “TV Shenja” në Maqedoninë e Veriut, Meta ka treguar se mbështeti VRMO për arsyen se kishte qëndrim më të qartë përsa i takon Ballkanit të Hapur, si  dhe një mbështetje shumë të qartë për Procesin e Berlinit.

Përsa i takon zotit Gruevski, Meta tha se nuk ka pasur ndonjë raport të veçantë me të, edhe pse e pranon se takimet me Nikolla Gruevskin i kanë bërë më shumë përshtypje se me çdo politikan tjetër.

Pyetje: Ekziston një dilemë tek ne, se përse, duke pasur partitë shqiptare, ju e përkrahni atë partinë maqedonase?

Ilir Meta: Së pari, unë nuk kam ndërhyrë aspak për sa i takon garës midis partive shqiptare. Por, natyrisht nuk mund të rrimë indeferentë, kur nuk kemi të bëjmë thjesht me një çështje të brendshme të politikës suaj, por kemi të bëjmë dhe me një zgjedhje, përsa i takon politikës rajonale.

Dhe, ajo që kam vlerësuar tek VMRO është se ka një qëndrim më të qartë, përsa i takon Ballkanit të Hapur, dhe një mbështetje shumë e qartë, për Procesin e Berlinit.

Pyetje: Ka qenë vetëm Ballkani i Hapur, një nga arsyet që ju keni përkrahur, VRMO-DMNE, apo dhe keni ndonjë afërsi mes partisë suaj?

Ilir Meta: Kjo është arsyeja kryesore, se nuk kam pasur asnjë arsye të karakterit personal. Sepse duhet të jem shumë i sinqertë me ju, në raportet e mia dhe me zotin Cervenkovski kur ka qenë lider, kanë qenë të shkëlqyera.

Pyetje: Zoti Meta, megjithatë koha e Nikolla Gruevskit, konsiderohet si nga më të errëtat në Maqedoninë e Veriut. Ju dhe atë herë keni pasur një lloj afërsie me të. Udhëheqësia aktuale e VMRO-DMNE, a dallon nga ajo e kaluara?

Ilir Meta: Përsa i takon zotit Gruevski, nuk kam pasur ndonjë raport të veçantë me të. Raportet e mia kanë qenë të shkëlqyera. Kur kam qenë Kryeministër, me zotin Ljubco Georgevski kemi pasur marrëdhënie shumë të mira. Derisa ndodhi pastaj situata e krizës në Maqedoni, dhe ai humbi atë ekuilibrin mendoj unë, sepse dhe kriza ishte shumë e rëndë.

Por, periudha e tij ka qenë një nga periudhat më të errëta. Në një aspekt po. Unë mendoj se këtu problem kryesor ka qenë nepotizmi, dhe besimi me sa duket i tepruar, i një kushëriri, që nuk ka nevojë që t’ia përmend emrin. Por, mua më ka bërë shumë përshtypje në të gjitha takimet që kam pasur me Nikolla Gruevskin, si me asnjë politikan tjetër.

60 minuta bisedë me të, 55 minuta ishin për ekonominë, ishin për investimet e huaja, dhe për tërheqjen e turistëve. Dhe, mendoj se ka qenë një periudhë e ndritur për Maqedoninë, përsa i takon klimës së biznesit, dhe përsa i takon tërheqjes së investimeve të huaja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese