Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Arsenal armësh në banesën e dy vëllezërve, arrestohet njëri, tjetri do hetohet në gjendje të lirë

Shkruar nga Newsbomb
Arsenal armësh në banesën e dy vëllezërve, arrestohet
Armët e sekuestruara

Policia e Elbasanit ka gjetur një arsenal armësh në banesat e dy vëllezërve në fshatin Gjergjan. Pas njëinformacioni të marrë, policia ka ushtruar kontrolle në banesën e dy vëllezërve, ku ka gjetur kallashnikov, armë gjahu, pushkë.

Në pranga ka rënë njëri prej tyre, shtetasi B. M., 57 vjeç ndërsa A. M., 65 vjeç do të hetohet në gjëndje të lirë për shkak të gjendjes shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të posedimit të kundërligjshëm të armëve të zjarrit, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", kanë siguruar informacion për 2 raste të posedimit të armëve të zjarrit.

Ky informacion është hetuar me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, dhe si rezultat është finalizuar operacioni policor i koduar "Vëllezërit".

Në kuadër të këtij operacioni, në fshatin Gjergjan, në banesat e shtetasve A. M., 65 vjeç dhe B. M., 57 vjeç, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

1 armë zjarri kallashnikov me 2 karikatorë me 80 fishekë;

1 armë gjahu gjysmë automatike;

1 ⁠armë zjarri pushkë (trofe);

2 pushkë pneumatike;

1 armë pneumatike me dylbi të montuar;

1 palë dylbi;

1 mjet prerës (thikë) i kombinuar me përforcues grushti.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u arrestuan në flagrancë shtetasi B. M., 57 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë, për arsye shëndetësore, vëllai i tij, shtetasi A. M., 65 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese