Hapësire reklamuese

Aktualitet

ARRSH me njoftim të rëndësishëm: Pezullohet sistemi i pagesës në aksin rrugor Thumanë-Kashar, ja si do të procedohet

Shkruar nga Newsbomb
ARRSH me njoftim të rëndësishëm: Pezullohet sistemi i
Aksi Thumane-Kashar

Mëngjesin e djeshëm, 8 korrik, në autostradën e re Thumanë-Kashar u aplikua për herë të parë pagesa për makinat. Gjë e cila solli dhe radhë të gjata kilometrike të automjeteve të cilët pritën në trafik me orë të tëra.

Për të shmangur këtë situatë pagesa u hoq dhe automjetet kaluan pa ndaluar në sportelet ku dhe duhet të bënin pagesën. Nisur nga kjo situatë së fundmi ka reaguar edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar të cilët kanë bërë me dije se sistemi i pagesës për aksin rrugor Thumanë-Kashar, do të nisë zyrtarisht në ditët në vazhdim.

ARRSH me njoftim të rëndësishëm: Pezullohet sistemi i
Pamje nga trafiku diten e djeshme. 8 korrik 2024

Gjithashtu, ata theksojnë se qytetarët do të njoftohen paraprakisht për datën dhe orarin e fillimit të pagesës.

Deri në nisjen e këtij procesi, kompania do të kryejë në segmente të ndryshme kohore, testime të kufizuara të sistemit të pagesës, për të kolauduar sistemin dhe aftësinë përpunuese të stafit. Lidhur me orarin e këtyre testimeve publiku do të njoftohet 24 orë më përpara.

Aksi Thumanë-Kashar, i cili është dhe segmenti i parë i Korridorit Blu, që i paraprin tre kantiereve të reja Thumanë - Milot, Kashar - Lekaj dhe Lekaj – Fier, u hap pasditen e 30 qershorit. Kalimi në këtë rrugë do të jetë me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro.

Autostrada e re shtrihet në zonat urbane dhe gjysmë urbane të Thumanës, Fushë-Krujës, Rinasit dhe Vorës, duke i dhënë një frymëmarrje të shumëpritur qarkullimit në një pikë kritike që pret prej vitesh këtë zgjidhje europiane, ndërkohë që gjatë qershorit lidhen kontratat për segmentet Kashar - Lekaj - Fier dhe Thumanë - Milot, si edhe hapet gara për segmentet Milot - Balldren dhe Balldren - Muriqan, të cilat plotësojnë të gjithë trupin e Korridorit Blu, si pjesë e unazës europiane të turizmit mesdhetar.

Aksi përmbush të gjitha parametrat e sigurisë rrugore, me mbikalime, 11 ura, 12 nënkalime e kryqëzime, por edhe rrugë aksesi për qytetarët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese