Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Arrestoi Beqajn, Rrapajn, Dakon e Ahmetajn e në fund Veliajn, kush është Erion Bani, gjyqtari që po bën “kërdinë”

Shkruar nga Newsbomb
Arrestoi Beqajn, Rrapajn, Dakon e Ahmetajn e në fund Veliajn, kush
Erjon Bani-Beqaj;Dako;Ahmetaj dhe Veliaj

Erjon Bani nuk është një emër i panjohur tanimë në sistemin e drejtësisë për sa kohë me firmën e tij kanë përfunduar prapa hekurave emra të rëndësishëm të ekzekutivit por edhe çështjet për gjykim të opozitës.

Kështu Erjon Bani, i cili që nga viti i kaluar mban edhe detyrën e zv.kryetarit të GJKKO, ka filluar karrierën në drejtorinë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, më pas u bë pjesë e shkollës së Magjistraturës në profilin gjyqtar. Shërbeu fillimisht në Shkodër, më pas në gjykatën e Tiranës dhe në fund si gjyqtar i SPAK.

Ishte Erion Bani që me firmën e tij urdhëroi rihapjen e dosjes së Gërdecit, ku i akuzuar është Fatmir Mediu me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” sipas kodit penal dhe kodit penal ushtarak.

Arrestoi Beqajn, Rrapajn, Dakon e Ahmetajn e në fund Veliajn, kush
Erjon Bani

Por me firmën e tij u kërkuan hetime të thelluara për Ilir Beqajn, Shkëlqim Canin dhe katër anëtarë të prokurorimeve, ndërkohë që la në burg zv.ministrin Klodian Rrjepaj dhe pronarin e koncesionit të sterilizimit Ilir Rrapaj.

Me firmën e Erion Banit është shpallur arresti edhe për ish zv.kryeministrin Arben Ahmetaj (tashmë në arrati); me firmën e tij u vendos edhe arrestimi e më pas burgosja e ish kryetarit të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Ish gjyqtari i Elbasanit Ilir Pashaj dhe ish-gjyqarja Zamira Vyshka janë arrestuar po ashtu me firmën e tij.

Arrestoi Beqajn, Rrapajn, Dakon e Ahmetajn e në fund Veliajn, kush
Erjon Bani

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese