Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Arrestohet në “zemër” të Tiranës i shumëkërkuari nga drejtësia italiane (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohet në “zemër” të Tiranës i
Foto ilustruese

Altiando Feimi ka rënë në pragat e bluve të Tiranës në kuadër të operacionit policor “Wanted 3”.

Sipas njoftimit të Policisë mësohet se 38-vjeçari është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë pasi është akuzuar nga autoritetet fiqnje për organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje dhe trafikim narkotikësh.

Feimi u arrestua në rrugën “Xhorxh Bush” në Tiranë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Gjenovës, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Organizata kriminale", "Trafikimi i narkotikëve" dhe "Armëmbajtja pa leje", parashikuar nga Kodi Penal italian.  

Njoftimi i plotë:

DVP Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë, operacioni policor i koduar "Ëanted 3". 

I akuzuar nga autoritetet italiane, për organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje dhe trafikim narkotikësh, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, 38-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Ëanted 3".

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë kapur në rrugën "Xhorxh Bush", shtetasin A. F., 38 vjeç, i cili u arrestua nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Gjenovës, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Organizata kriminale", "Trafikimi i narkotikëve" dhe "Armëmbajtja pa leje", parashikuar nga Kodi Penal italian.  

Viijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese