Hapësire reklamuese


Aktualitet

Arrestohet në Angli anëtari i bandës kriminale në Shqipëri, iu hynte grave në shtëpi dhe i sulmonte seksualisht (EMRI-FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohet në Angli anëtari i bandës kriminale në
Iborjan Fezullahu

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Britaninë e Madhe pasi akuzohet se ka sulmuar seksualisht dy gra.

Sipas mediave të huaja mësohet se kemi të bëjmë me 34-vjeçarin, Iborjan Fezullahu. Ky shtetasi, trokiste në shtëpi të ndryshme në Teesside me pretekstin se kishte nevojë të karikonte celularin e tij, por në banesën e viktimës së parë ka hyrë me dhunë dhe ka filluar ta prekë e ta puthë për gati 30 minuta derisa gruaja është shpëtuar nga bashkëshorti i saj.

Ndërkohë, rasti dytë mësohet se ka ndodhur po në Teesside. Shqiptari ka trokitur në një tjetër banesë dhe i ka kërkuar një tjetër gruaje që ta lejonte të futej brenda pasi i duhej të karikonte telefonin. Përmes aplikacionin “Google Translate” 34-vjeçari shqiptar i ka treguar se nuk ka shumë kohë që ka mbërritur në Angli dhe se nuk kishte një shtëpi ku të flinte. Gruaja e ka lejuar që të futej brenda, ndërkohë shqiptari ka nisur t’i afrohej asaj.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kësaj shtetaseje e cila e ka thirrur me urgjencë bashkëshortin e saj.

Iborjan Fezollahu është identifikuar menjëherë pas këtij rasti nga kamerat e sigurisë në vend të sekuestruara nga policia e Cleveland. Ai u arrestua nga forcat e policisë dhe akuzohet tashmë për dy sulme seksuale.

Para hetuesve Fezollahu ka thënë se në Shqipëri ka vuajtur një dënim prej 12 vitesh burg pasi ka qenë i përfshirë në një sherr mes bandave rivale. Avokatja e 34-vjeçarit, Kelleigh Lodge, i tha Gjykatës se klienti i saj kishte ardhur në Britani në muajin korrik, pasi kishte marrë kërcënime me vdekje në vendlindjen e tij, Shqipëri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese