Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrestohet i riu në Kukës, kapet në flagrancë me kokainë dhe kanabis

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohet i riu në Kukës, kapet në flagrancë  me
Policia e Kukësit

Një 24-vjeçar është arrestuar në flagrancë ditën e sotme në Kukës, pasi dyshohet për shitje të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit të kryer në makinën e shtetasit Ilir Noka , i janë gjetur lëndë narkotike, kanabis dhe kokainë.

Nga kontrollet e vazhdueshme që ushtrohen për evidentimin e paligjshmërive, ai është ndaluar në hyrje të qytetit  nga Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe mbi të bie akuza për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme që ushtrohen për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë ndaluar në hyrje të qytetit, automjetin tip “BMË”, me drejtues shtetasin I. N.

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar sasi të lëndëve të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe kokainë. Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi I. N., 24 vjeç, banues në Kukës, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërsa materialet e sekuestruara i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese