Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Arrestohet gjyshja që rrëmbeu nipin: Donim që ta rrisnim vetë, ja ku u fsheha për 10 ditë

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohet gjyshja që rrëmbeu nipin: Donim që ta rrisnim
Ne foto: Bahrije Gjuni

Policia e Durrësit ka arrestuar Bahrije Gjunin, pasi akuzohet për rrëmbimin e nipit të saj 3-vjeçar, Amar Gjunin.  

Para efektivëve të policisë, Bahrije Gjuni, ka treguar se ku ka qëndruar me djalin ditët që ia mori nënës dhe u largua nga banesa e saj.

Ajo është shprehur se së bashku me bashkëshortin e saj kishin vendosur që ta merrnin nipin dhe ta rrisnin vetë. Ndër të tjera, Gjuni ka rrëfyer se pasi mori nipin u nis për në fshatin e saj në Gjinaj të Krumës aty ku dhe ka fjetur një natë.

“E kemi  vendosur së bashku me bashkëshortin tim Rexhepin ta merrnin nipin e ta rrisnim vetë sepse ai është djali i djalit tonë. Në këtë mënyrë të shtunën që shkoi e morëm dhe unë u largova nga shtëpia dhe u nisa për në fshatin tim në Gjinaj të Krumës te prindërit e mi. Atje kam fjetur një natë. Ditën tjetër kam shkuar te Vendi i Mirë në fshatin Buzmadh të Kukësit. Në Buzmadh kam fjetur një natë. Ditën e tretë kam shkuar në Kukës te një kushërira ime ku kam fjetur një natë. Pastaj kam shkuar në Tiranë ku kam fjetur në 4 hotele të ndryshme.

Vendosa ta dorëzoj nipin për shkak të ndjekjes së policisë por edhe se një vëlla i imi u arrestua e një tjetër është shpallur në kërkim pasi ata nuk kanë gisht në këtë çështje”, ka deklaruar gjyshja.

Arrestohet gjyshja që rrëmbeu nipin: Donim që ta rrisnim
Nena e 3 vjecarit, Rexhep Gjuni dhe kunati i tij

Vogëlushi Amar Gjuni që rezultonte prej 10 ditësh i zhdukur mesditën e sotme u bashkua me nënën e tij. 3-vjeçari ju mor Ile Gjunit nga vjehrri dhe vjehrra dhe u mbajt i fshehur deri sot.

Policia e Durrësit bëri me dije më herët sesi rezultat i presionit policor, kërkimeve të shumta dhe negociatave, Bahrie Gjuni, gjyshja e të miturit, u vetëdorëzua këtë të shtunë në ambientet e Komisariatit së bashku me nipin e saj 3-vjeçar.

Rexhep dhe Bahrie Gjuni vendosën një javë më parë të merrnin nipin e tyre dhe të mos ja kthenin të ëmës, duke pretenduar se ai ishte djali i tyre, trashëgimtari. Kjo, pasi dy gjyshërit kanë pësuar një traumë të fortë psikologjike nga vdekja e djalit të tyre rreth një vit më parë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese