Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrestohet 55 vjeçari nga Burreli, dhunoi fizikisht vëllain e tij për motive pronësie

Shkruar nga Newsbomb

Arrestohet 55 vjeçari nga Burreli, dhunoi fizikisht vëllain e tij

Një 55 vjeçar nga Burreli është arrestuar ditën e sotme nga policia, pasi ka dhunuar vëllain e tij. Konflikti i ndodhur në fshatin Bel të Matit, për arsye pronësie ka degraduar në përdorimin e mjeteve të forta. Si pasojë e kësaj, ka mbetur i plagosur shtetasi R.K., 59 vjeç, ndërsa është arrestuar vëllai i tij, T.K., 55 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, bënë arrestimin e shtetasin T.K., 55 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas për motive pronësie, është konfliktuar dhe ka dhunuar fizikisht vëllanë e tij, shtetasin R.K., 59 vjeç, banues në fshatin Bel, Mat.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese