Një 31-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në pikën kufitare Qafë -Thanë pasi tentoi të kontrabandonte në Shqipëri mallra, të cilat i kishte fshehur në automjet.
31-vjeçari i indetifikuar si Fatjon Vesho, po përpiqej t'i fuste në Shqipëri të pa deklaruara, gjë që bien në kundërshtim me ligjin. Gjatë kontrollit të kryer nga policia kufitare, zbuluan medikamente për importimin e të cilave kërkohet lishencë e posaçme.
“Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë arrestuan shtetasin F. V., banues në Pogradec, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të gjitha provat materiale i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.