Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrestohet 29-vjeçari në Pukë sepse kishte kultivuar kanabis, momenti kur efektivët e kapën

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohet 29-vjeçari në Pukë sepse kishte kultivuar kanabis,
Momenti i arrestimit

Policia ka vënë në pranga një 29-vjeçar pasi kishte kultivuar bimë narkotike. Sipas njoftimit të bluve mësohet se nga kontrollet e zhvilluara në fshatin Gojan i Vogël u gjetën dhe asgjesuan 183 bimë kanabis.

Si pasojë u bë i mundur edhe arrestimi i autorit të dyshuar të kultivimit të ktyre bimëve. Bëhet fjalë për 29 vjeçarin me ininciale N.N.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. 

“Në vijim të megaoperacionit kombëtar policor, të koduar “Territor i pastër”, u evidentua dhe u godit një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Gojan i Vogël, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjetën dhe asgjësuan 183 bimë cannabisi.

Si rezultat i hetimeve dhe i veprimeve profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, shtetasi N. N., 29 vjeç, banues në fshatin Gojan i Vogël.  

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.  Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon”, njofton Policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese