Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Bellinzona, tregtonte kokainë mes Zvicrës dhe Italisë

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Bellinzona, tregtonte kokainë
Foto ilustruese

Një 20-vjeçar shqiptar dhe një 33-vjeçar zviceran janë arrestuar në Bellinzona, Zvicër, pas një operacioni të policisë në lidhje me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Arrestimet u realizuan pas një kontrolli të kryer nga Policia Bashkiake e Bellinzonës në shtëpinë e 33-vjeçarit, ku ndodhej edhe shqiptari si i ftuar.

Gjatë kontrollit fizik në shtëpinë e tyre, policia ka zbuluar mbi 100 gramë kokainë dhe disa qindra franga cash. Si pasojë, ata janë akuzuar për shkelje të Ligjit Federal për Narkotikët dhe Ligjit Federal për të Huajt.

Hetimet janë duke u udhëhequr nga Prokurorja Publike Anna Fumagalli, ndërsa pritet që të dyshuarit të përballen me proces gjyqësor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese