Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Arrest me burg për Lul Berishën, ZBARDHET dëshmia e ish-kreut të bandës së Durrësit: Nuk e njoh Luftar Reçin!

Shkruar nga Newsbomb
Arrest me burg për Lul Berishën, ZBARDHET dëshmia e ish-kreut
Lulzim Berisha

I shumëkërkuari i drejtësisë Lulzim Berisha është lënë në burg me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lul Berisha ka mohuar në gjykatë njohjen si dhe akuzat e bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi.

Nuk e njoh fare atë njeri, nuk e kam takuar asnjëherë. Nëse më provoni një kontakt më dënoni sa të doni. Njëlloj siç më ra akuza tjetër, njëlloj do të bjerë edhe kjo“, dëshmoi ai.

Ndërkohë të njëjtën linjë ka ruajtur dhe avokati mbrojtës i Berishës, Detar Hysi, i cili në përfundim të seancës në një prononcim të shkurtër për gazetarët, tha se Luftar Reçi është një “mitoman permament”, i cili përpiqet të mashtrojë insitucionet shtetërore me dëshmitë e tij.

Nisur nga përmasat mediatike, duke të sqaroj opinionin publik se i ashtuquajturi bashkëpunëtor i drejtësisë Luftar Reçi, një mitoman permanent, që nga dita që është futur në sistem e deri më sot bëri kërkesa dhe krijon artifica duke mashtruar institucionet shtetërore.

Përfitoj nga rasti të bëj thirrje ndërgjegjes profesionale të prokurorëve të posaçëm që përdorimi i bashkëpunëtorëve të drejtësisë për interesa të caktuara apo për statistika mediatrike cenon rëndë sigurinë kombëtare, sigurinë e jetës dhe të pronës. Duhet hequr dorë nga  ky standard esktraligjor. Prokurorët duhen t’i përkushtohet përgjegjësisë dhe pavarësisë së ushtrimit të drejtësisë”, u shpreh avokati Detar Hysi.

Kush është Lulzim Berisha

Lul Berisha njihet si kreu i bandës së Durrësit. Ai ishte i shpallur në kërkim nga SPAK nën akuzën se bashkë me anëtarë të tjerë të bandës së Durrësit janë përgjegjës për vrasjen e tre personave, përfshirë biznesmenin Vajdin Lame, vrarë në Tiranë me bombë në ashensorin e pallatit ku banonte në shkurt të vitit 2005, bashkë me Artan Arsin.

Mirëpo Berisha ka qenë i dënuar me 25 vite burg për disa vrasje të ndodhura në Durrës në vitet 1998-2004. Ai u lirua me kusht 6 vite përpara mbarimit të dënimit me argumentin se e kishte kryer gjysmën e dënimit dhe ishte rehabilituar, por Gjykata e Posaçme kërkoi kthimin e tij në burg për vrasjen e Klodia Saliut në vitin 2005. Berisha ka një historit të gjatë të vrasjeve. Në vitin 1998 banda e tij vrau Dritan Sallakun. KJjo vrasje u cilësua dhe si vrasja e parë e këtij grupi.

Po në këtë vit në 29 tetor, u krye një tjetër atentat ku u vra Viron Curra dhe Arjan Paja, ndërsa mbeti i plagosur Marsel Sotiri. Një tjetër goditje do të vinte nga kjo bandë në vitin 1999, Marsel Sotiri i cili u plagos në ’98, do të ekzekutohej me breshëri plumbash. Vrasjet do të vazhdonin njëra pas tjetrës. Për vrasjen e fundit që akuzohet Berisha është ajo e 2005.

Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Taulla dhe Luftar Reçi, akuzohen se në 25 shkurt 2005 në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vrarë Klodjan Saliun, dikur bashkëpunëtorë në “punët e pista”, i cili po lëvizte me autoveturën e tij tip “Mercedes Benz”, ngjyrë gri me targë DR8907C. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur autostrada Tiranë – Durrës në drejtim të Tiranës, në segmentin rrugor Durrës – Maminas, në afërsi të fshatit Koxhaj.

Nga goditjet me armë mbeti i vdekur në vend Klodjan Saliu, si dhe u plagos O.Truma, i cili ndodhej në automjet duke shoqëruar viktimën. Saliu njihej edhe si kundërshtar i Lulzim Berishës. Ndërkohë vrasja e dytë ndodhi në 27 shkurt 2005, ku mbeti i vrarë me lëndë plasëse në pallatin ku banonte biznesmeni Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi. Autorët e dyshuar janë Emiljano Shullazi dhe Viktor Imeraj.

Sapo Lamaj dhe Arsi janë ngjitur në ashensor, ndërmjet katit të pestë dhe katit të gjashtë ka ndodhur shpërthimi i lëndës eksplozive, duke i lënë të dy personat të vdekur në vend. Sasia e eksplozivit ka qenë e madhe dhe bëhej fjalë për një eksploziv të cilësisë së lartë. Dy viktimat do të ngjiteshin në katin e tetë, ku kishte shtëpinë Lame.

Ashensori në momentin e shpërthimit ka qenë në ngjitje dhe mendohet që shpërthimi të jetë realizuar me telekomandim nga distanca. Gjatë shpërthimit është shkatërruar totalisht ashensori, por nuk është dëmtuar asnjë nga katet e pallatit. Lamaj ishte një biznesmen i njohur në kryeqytet asokohe, kur mbante edhe postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Boksit, si dhe zv.President i Top Albania Radios, një media e themeluar nga i ndjeri Dritan Hoxha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese