Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rrëmbyen nipin 3 vjeçar në Durrës, arrest me burg për gjyshin dhe kunatin e tij

Shkruar nga Newsbomb
Rrëmbyen nipin 3 vjeçar në Durrës, arrest me burg për
Ne foto Arben Selaj dhe Rrexhep Gjuni

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për gjyshin e 3 vjeçarit të zhdukur, për Rexhep Gjunin si dhe kunatin e tij, Arben Selaj. Sipas vendimit të gjykatës, Gjuni dhe Selaj kanë bashkëpunuar për të rrëmbyer nipin 3 vjeçar në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Më herët, nëna 22 vjeçare denoncoi në policinë e Durrësit humbjen e djalit të saj 3 vjeçar. Nisur nga dëshmia e së resë, ajo e dërgoi djalin tek gjyshërit në fundjavë, por atë nuk e kishin kthyer më pas. Pas kësaj policia shpalli në kërkim gjyshen ndërsa mori në pyetje gjyshin, pasi nga dëshmia e nënës 22-vjeçare djali i mitur për herë të fundit ishte tek shtëpia e gjyshërve, ku siç tregon ajo, e çonte çdo fundjavë pasi i vdiq bashkëshorti.

Ndërkohë që bëhet e ditur se policia vijon kërkimet për gjetjen e të miturit dhe kapjen e gjyshes si e dyshuara kryesore për rrëmbimin e tij.

Vendimi i Gjykatës

1.    Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit, të personit nën hetim R.Gjuni, i dyshuar për  kryerjen e veprës penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 109/2 e 25 të K.Penal.

2.    Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim R. Gjuni, atë të “Arresit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

3.    Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit, të personit nën hetim A. Selaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 109/2 e 25 të K.Penal.

4.    Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim A. Selaj, atë të “Arresit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

5.    Urdhërohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

6.    Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda 5(pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed